Interi shekullor, Rexhina gjunjezohet
Jeton Selimi
Interi e ka kurorezuar me nje fitore kunder Rexhines, mbremjen e festimeve per 100-vjetorin e klubit. Ndeshja ne "San Siro" nuk ka histori dhe zikalterit e mbyllin ndeshjen qe ne pjesen e pare. Goli i Ibrahimovicit, i shenuar me 11-metersh per nje faull ndaj Kambiasos, qe dukej jashte zone, e zhbllokoi rezultatin. Pak minuta me pas, Burdizo ka shenuar golin e dyte me koke, nga nje goditje kendi. Me kete fitore, skuadra e Mancinit ruan pozitat ne renditje, duke mbajtur ne largesi Romen e Spaletit. Ne te vertete, kampionet e Italise kthehen te suksesi pas kater javesh, ku protagonist ka qene edhe Ibrahimovic, qe rikthehej nga demtimi ne tendine (ne kohen qe ka munguar, zikalterit nuk kane fituar asnjehere). Por, pervec sulmuesit suedez, protagonist ka qene edhe Hulio Sezari. Pas gafes dhe korrigjimit njekohesisht me Napolin (i priti 11-metersh Zalajetes), portieri brazilian ka qene ne dite te shkelqyer dje, sepse Rexhina ne te pakten pese raste mund te kishte shenuar, por 28-vjecari e ka shpetuar skuadren e tij nga gola te sigurt.
Tashme, skuadra e Mancinit, pas festimeve, duhet te mendoje menjehere per ndeshjen ndaj Liverpulit ne Champions, pasi duhet permbysur rezultati i ndeshjes se pare me 3 gola per t'u kualifikuar. Pas fitores me Rexhines, Interi ka pergatitur festen e 100-vjetorit te klubit ne "San Siro", per te kerkuar te harroje, te pakten per nje dite, Liverpulin, ndeshja me vendimtare e sezonit per Ibren me shoke. Ne te vertete, "Dita e Interit" ka filluar qe dje ne mengjes ne qendren sportive Xhiacinto Faketi, ku skuadrat zikalter te te rinjve zbriten ne fushe per nje seri miqesoresh kunder Realit te Madridit, Benfikes, Ajaksit e Mancester Junajted. Te gjitha skuadra, me perjashtim te "Djajve te kuq", qe zune vendin e Selltikut te Gllazgout, te cilat kane zhvilluar nje finale te Kupes se Kampioneve me Interin. Por kulmi arriti pas ndeshjes me Rexhinen, ne nje "San Siro" te mbushur me tifoze per festen (me koreografine me te madhe te te gjitha koheve), ku sfiluan 200 ish-futbolliste. Festa pastaj u zhvendos ne sheshin "Duomo", kur ne oren 22:30, Masimo Morati preu torten e 100-vjetorit. Ndersa sot, ne oren 15:00, do te zbresin ne fushe ish-lojtaret per nje ndeshje qe nuk duhet humbur. Me pas do t'i takoje Brajan Adamsit te jete protagonist, te cilit i eshte besuar kolona zanore e ngjarjes se madhe. Festimet do te zhvendosen pastaj ne Apiano Xhentile (qendra stervitore zikalter).