Kampionet fitojne minimalisht me Flamurtarin
Tirana - Flamurtari 1-0
Shenues: Fortuzi 19'
Ne stadiumin "Selman Stermasi" eshte zhvilluar nje prej takimeve te javes se 23-te te superliges, ku Tirana, kampione ne fuqi, ka fituar minimalisht me Flamurtarin. Perballja nuk ka qene shume e zjarrte, madje niveli i lojes nuk e ka kaluar. Kjo sepse Tirana kishte mungesa te shumta ne formacionin baze. Fale nje goli te shenuar nga 34-vjecari Indrit Fortuzi ne minuten e 18-te, arriti nje fitore ngushelluese me Flamurtarin, duke marre tri pike te cmuara. Pjesa e pare ka perfunduar me kete rezultat. Ne te dyten, Mema ka kerkuar shpesh qe skuadra ta mbyllte kapitullin trepikesh, por ne shume raste, kampionet nuk munden te benin asgje me shume sesa goli i Fortuzit. "Zogu" ka nderuar ne kete rast bardheblute e tij, qe nuk kishin as sherbimet e lojtarit me te rendesishem per momentin, Klodian Duro, i cili u ndeshkua me kartonin e kuq para nje jave ne derbin me Partizanini. Edhe takimi i fundit ne kryeqytet midis ketyre dy ekipeve u fitua nga Tirana (2-0), nderkohe qe ne fazen e pare te zhvilluar ne Vlore kishte fituar Flamurtari (1-0). Kjo ishte dhe fitorja e 65-te per bardheblute, 29 fitore per kuqezinjte vlonjate dhe 22 barazime.