Vllaznia-Teuta, maskarada largon Jones
Vllaznia - Teuta 1-2
Shenues: Sukaj 61' Caushaj 52', Hodo 93 (pen)
Eshte lehtesisht e kuptueshme ajo qe ka ndjere cdo tifoz shkodran, teksa ka pare Vllaznine e zemres te mposhtet nga nje kundershtar, qe ka luajtur per me shume sesa gjysmen e takimit me 10 lojtare. Ne nje takim, ku te dyja skuadrat kerkonin pike, rezultatin e merr ajo qe vuan me shume dhe qe per shume skuadra perben nje kafshate te lehte. Gjithsesi, qofte e gabuar britma e tifozeve shkodrane ne "Loro Borici", por ajo cka pane ata, ishte me shume nje ndeshje e lene sesa nje ndeshje e fituar. Kjo sidomos kur ata kane mesuar lajmin e shkarkimit te trajnerit Josa. Teuta, qe e luajti pjesen e dyte me dhjete lojtare, pas ndeshkimit me karton te kuq te mbrojtesi Pashaj (faull ndaj Kapajt), ia doli te fitoje 1-2 me Vllaznine vendase, me nje gol ne minuten e 93-te, te realizuar nga pika e bardhe me ane te Hodos.
Ish-mesfushori i Dinamos, Ilirjan Caushaj, shenoi golin e pare per Teuten ne minuten e 52-te, por sulmuesi me i mire i Kombetares U-21, Xhevair Sukaj vendosi ekuilibrat ne fushe ne minuten e 58-te. Goli i realizuar me penallti nga formacioni i Kristaq Miles u dhuroi tre pike te medha "djemve te detit" dhe vendin e nente ne renditje. Kjo ishte dhe fitorja e pare sezonale e Teutes, pas dy humbjeve rresht me Vllaznine (3-0, fazen e pare dhe 2-0, fazen e dyte). Per te vecuar eshte fakti Vioresin Sinani, golashenuesi me i mire i kampionatit (14 gola) nuk shenon prej tre javesh. Formacioni shkodran ndodhet tashme ne vendin e gjashte, pas Beses (fitoi 1-0 me Kastriotin), Tiranes (fitoi 1-0 me Flamurtarin) dhe Elbasanit (fitoi 1-0 me Shkumbinin). Nderkohe, lajmi i fundit qe vjen nga kampi shkodran eshte largimi i Mirel Joses nga skuadra, pas nje mbledhjeje urgjente qe kreu klubi kuqeblu. Ky ishte edhe takimi i 140-te midis dy ekipeve, qe prodhoi edhe fitoren e 31-te durrsakeve: 67 fitore Vllaznia (35 barazime, golat 68-39 per shkodranet).