E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana e Teuta vijojnë duelin në distancë

Bardheblutë mposhtin Tomorin në Lushnje, Teuta ia del në tranfertën e vështirë të Peqinit

Vazhdon dueli në distancë mes bardhebluve dhe durrsakëve, të cilët vazhdojnë të ruajnë ritmin e tyre të papërballueshëm për të tjerët. Tirana dhe Teuta mbajnë të paprekur hegjemoninë e tyre në kampionatin shqiptar, nëpërmjet fitoresh të arritura në transfertë përballë dy skuadrave në luftë për mbijetesë. Për bardheblutë, më shumë se Tomori, vështirësitë më të mëdha i paraqiti fusha “e patateve” në Lushnje. Në një ndeshje të kushtëzuar dukshëm nga terreni, diferencën e bëri me fuqinë e tij qendërmbrojtësi Dushku, autori i golit të vetëm të takimit. Megjithatë, për djemtë e spanjollit Rubio Sançez, tre pikët ishin mëse të mjaftueshme për të rimarrë veten pas barazimit të një jave më parë me Skënderbeun.

Ndërkohë, në Peqin, Teuta luante për të ruajtur kreun ndaj vendasve të vendosur për të siguruar pikë të vlefshme për mbijetësën. Një gol i shpejtë nga Mancaku pas një krosimi lehtësoi shumë planet e trajnerit Lika, ndërsa Sheta me kokë dyfishoi brenda pak minutas. Pavarësisht se vendasit arritën të gjejnë një gol brenda pjesës së parë, Teuta u rikthye në “bunkerin” e zakonshëm pas intervalit, duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të ruajë rezultatin. Durrsakët vijojnë të jenë befasia e këtij kampionati dhe nuk i duhet hequr asnjë presje meritës së trajnerit Lika, që ka ditur sesi të harmonizojë elementin e ri me lojtarët me eksperiencë. Tani, “djemtë e detit” nuk janë më thjesht një rastësi.

Java IX

Të premten

Dinamo – Kastrioti 0-1

Laçi – Kamza 1-0

Të shtunën

Bylis – Pogradeci 1-0

Apolonia – Vllaznia 1-4

Skënderbeu – Flamurtari 2-1

Dje

Tomori – Tirana 0-1

Shkumbini – Teuta 1-2

Renditja

Skuadra N F B H P

1. Teuta 9 7 1 1 22

2. Tirana 9 5 2 1 20

3. Kastrioti 9 6 0 3 18

4. Flamurtari 9 5 1 3 16

5. Laçi 9 4 3 2 15

6. Vllaznia 9 4 2 3 14

7. Skënderbeu 9 3 5 1 14

8. Kamza 9 4 1 4 13

9. Bylis 9 3 2 4 11

10. Pogradeci 9 3 1 5 10

11. Shkumbini 9 2 3 4 9

12. Apolonia 9 2 2 5 8

13. Tomori 9 1 1 7 4

14. Dinamo 9 0 2 7 -1

Shënim: Dinamos i janë zbritur tri pikë nga UEFA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›