E Diel, 1 Nëntor 2026

Livorno zgjodhi Cosmin

Serse Cosmi është emëruar trajner i ri i Livornos. Këtë e ka bërë të ditur klubi italian përmes një komunikate për shtyp.

Ish trajneri i ekipeve Perugia, Genoa, Udinese e Brescia, do të marrë postin e trajnerit të deritashëm Gennaro Ruotolo, për të cilin ishte fatale humbje në shtëpi e pësuar fundjavën që shkoi nga Palermo.

Livornos nuk po i ecin si duhet punët këtë sezon, kështu që trajneri karizmatik Serse Cosmi është thirrur për ta ndihmuar këtë klub me rezultate pozitive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›