E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Ukrainë, ndeshja e jetës

Jose Mourinho e ka komentuar barazimin 2:2 të skuadrës së tij në shtëpi ndaj Dinamo Kiev. Ai tha se ekipi i tij ishte në vështirësi, mbi të gjitha pasi që Samuel Eto'o nuk ishte në gjendje të mirë fizike.

Portugezi po mendon për ndeshjen e ardhshme, kur Inter do të udhëtojë në Ukrainë, për tu përballur sërish me Dinamon.

Tash ne të gjithë do të përqendrohemi tek Kiev, ku duhet të fitojmë, edhe pse e dimë se do të jetë vështirë. Nëse humbim, jemi jashtë. Por, unë jam optimist për ndeshjen e ardhshme, theksoi Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›