E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikon Benitez

Rafael Benitez rrezikon seriozisht. Zyrtarët e Liverpool janë në dyshim nëse do ta vazhdojnë më apo jo bashkëpunimin me trajnerin spanjoll, pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

Përpos rrjedhës së dobët në Premierligë, Liverpool, pas humbjes në shtëpi nga Lyon, rrezikon të eliminohet edhe nga Liga e Kampionëve.

As kalendari i ndeshjeve të ardhshme nuk i ndihmon dot Benitezit, sepse në ndeshjen e ardhshme, ekipi i tij do të përballet me Manchester United. Liverpool i ka pësuar 4 humbje rresht, gjë e cila nuk kishte ndodhur qe 22 vjet. Humbja nga United mund të jetë fatale për Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›