E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll, FSHF 10 ndeshje pezullim trajnerit të Kastriotit

TIRANË- Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ndëshkoi sot veprimet e dhunës në javën e 7-të të Kategorisë Superiore.
Ndëshkimi kryesor i kësaj jave i ka takuar trajnerit të Kastriotit, Ramazan Ndreu, i cili për shkelje të etikës sportive dhe gjeste antisportive ndaj lojtarëve të Skëndërbeut, në ndeshjen e së dielës Kastrioti – Skëndërbeu (2-1), është pezulluar me 10 ndeshje dhe është gjobitur me 50 mijë lekë.
Ndërkohë, me nga tre ndeshje janë pezulluar dhe dy zëvëndëstrajnerët e Skënderbeut, Nikollin Çoçlli dhe Gentian Liçi për futje në fushë pa leje dhe ofendim të arbitrit.
Me 2 ndeshje është pezulluar edhe sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli, pas kartonit të kuq të marrë në derbin Dinamo - Tirana (2-1).

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›