E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liz Tejlor shtrohet ne spital

Diva hollivudiane, Liz Tejlor eshte shtruar ne spital per t’iu nenshtruar nje operacioni kirurgjikal ne zemer.

Lajmi eshte publikuar nga vete aktorja e cila ka zgjedhur rrjetin social “Twitter” per te njoftuar te gjithe miqte e saj.

“Te dashur miq dua t’iu njoftoj perpara se ta merrni vesh nga gazetat se po shkoj ne spital per t’iu nenshtruar nje operacioni ne zemer”, njofton miqte e saj nepermjet “Twitter”, Tejlor.

Duket se gjendja shendetesore e aktores 77 vjecare eshte perkeqesuar dhe mediat amerikane perforcojne kete fakt pasi hera e fundit qe Tejlor eshte pare ne publik ka qene gjate funeralit te Majkell Xhekson.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›