"Midis Nanos dhe Berishës", ish-presidenti Moisiu e prezanton librin në Berat
Pasi është promovuar në qytetin e Vlorës libri më i fundit i ish presidentit të vendit Alfred Moisiu ka mbritur për lexuesit beratas.
Libri "Midis Nanos dhe Berishës", pjesë e "Kujtimet e Një Presidenti." është pjesa e tretë e vëllimit dhe përfshin vitet 2002-2007.
Në këtë libër pasqyrohen kujtimet dhe ngjarjet, ndërhyrjet dhe veprimet, sukseset dhe dështimet, dëshirat dhe mundësitë që e kanë shoqëruar Presidenetin Alfred Moisiu për periudhën 5 vjeçare, kohë kur ai ka kryer detyrën e Kryetarit të Shtetit.
Vetë autori i librit, ish-Kryetari i Shtetit Alfred Moisiu midis të tjerash u shpreh se mungesa e shkrimeve të periudhve historike të jetura nga çdo politikan ka bërë që historia jonë të bastardohet në mënyrë të rrezikshme.
Moisiu ka pohuar se Shqipëria nuk ka dalë nga tranzicioni, ajo ka 19-vjet që jeton në tranzicion pasi kemi papunësi të madhe, zhvillim të pabarabartë ekonomik, probleme të korrupsionit galopant si dhe probleme të diznivelit ekonomik ku disa pasurohen me shpejtësi dhe të tjerët vdesin për bukën e gojës,dhe çështë më e keqja asnjeri prej politikanëve shqiptarë nuk e di se kur do të përfundojë ky tranzicion.
Prezantimi i librit u bë i mundur nga shëtpia botuese dhe Bashkia e Beratit