"Nobel", shpallen fituesit për fizikën
Tre shkëncëtarë janë shpallur fitues të çmimit "Nobel" në fizikë. Çmimi i ndarë mes tyre të martën, është dhënë për zbulimet e bëra nga shkëncëtarët në dy drejtime kryesore të epokës dixhitale: në fushën e fibrave optike, dhe fotografitë dixhitale, bëri të ditur Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Charles Kao, një shtetas britanik dhe njëkohësisht qytetar amerikan e fitoi këtë çmim për arritjet inovatore në lidhje me transmetimin e dritës ne fibra, për komunikimin optik. Ndësa Willard Boyle, me origjinë kanadeze dhe tashmë një qytetar amerikan, si dhe George Smith, gjithashtu shtetas amerikan, u vlerësuan për shpikjen e teknologjisë së suksesshme për imazhet dixhitale , duke përdorur një sensor dixhital. Ky çmim pason dhënin e çmimit "Nobel" për mjekësinë, ndërsa ka nisur këtë javë sezoni i ndarjes së çmimeve "Nobel" në Stokholm. Çmimi "Nobel" për paqen do të shpallet të premten.