Ljubos Michel zevendeson bilbilin me kollare

Arbitri i finales se Champions League 2008, sllovaku Ljubos Michel ka lene pergjithmone detyren si “bilbil” nderkombetar per shkak te nje demtimi te rende, por ai ka arritur te gjeje menjehere nje pune te re, serish ne sportin e futbollit.
Michel ka pranuar detyren e pergjegjesit per kompeticionet nderkombetare ne skuadren ukrainase te Shakhtar Donjetsk. Ai flet rrjedhshem anglisht, gjermanisht, rusisht dhe polonisht dhe kjo do ta ndihmoje ne punen e tij per te promovuar sa me shume politiken e klubit te pasur ukrainas ne mbare kontinentin europian por edhe me gjere.
“Propozimi per mua ishte dicka e papritur, por nuk hezitova ta pranoja menjehere sepse deshira ime e perhershme ka qene te qendroj pergjithmone ne boten e futbollit”, eshte shprehur ish arbitri i FIFA-s me shume vite eksperience mbi supe.