E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heinze: Alex Ferguson genjen

Mbrojtesi argjentinas thekson se Cristiano Ronaldo eshte nje njeri shume inteligjent dhe eshte ne gjendje te vendose vete per te ardhmen e tij.

Nje dite pasi Sir Alex Ferguson “volli vrer” ndaj Real Madrid dhe futbollistit Heinze, ky i fundit ka reaguar duke thene se asgje nuk eshte e vertete.

Tekniku skocez u shpreh se skuadra spanjolle bleu mbrojtesin argjentinas per te perfituar nga miqesia qe ai ka me Ronaldon dhe me pas per ta marre ate ne Madrid. “Eshte nje shpifje e paster. Cristiano Ronaldo eshte nje njeri shume inteligjent dhe eshte ne gjendje te vendose vete. Eshte e vertete qe jam miku i tij por ai vendos vete per te ardhmen e tij”, shprehet Heinze, duke pergenjeshtruar gjithcka tha kreu i pankines se Manchester United.

Keto deklarata ne distance, vijne pak dite pasi lojtari portugez i premtoi besnikeri “Djajve te kuq”, duke thene se preferon te luaje edhe per disa vite te tjere ne “Old Traford”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›