E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla Fshehja e pasurise e perhapur edhe ne nivele zyrtaresh te larte

Keto dite ndodhet ne Uashington zoti Adriatik Llalla Inspektor i Pergjithshem i Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Kontrollit te Pausrive ne Shqiperi.

Gjate intervistes per programin Ditari z.Llalla tha se eshte i nevojshem permiresismi i ligjit ekzistues per fshehjen apo deklarimin e rreme te pasurise.

Zoti Llalla tha gjithashtu se prokuroria duhet te shqyrtoje ne formen e duhur ceshtje te cilat Inspektoriati i Deklarimit te Pasurise ia ka percjelle ketij institucioni.

Ai shtoi se gjate punes se tij tre vjecare ne krye te ketij institucioni ai nuk ka patur asnje rast te presionit politik apo te njerezve te veshur me pushtet ne ushtrimin e detyres se tij.

Qellimi i vizites se tij ne Uashington eshte pjesmarrja ne nje Konference te perbashket me pjesmarrjen e zyrtareve te larte te institucioneve homologe akademike e lektore si dhe perfaqesues te medias.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›