E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla: Fshehja e pasurisë, e përhapur në nivele zyrtarësh të lartë

UASHINGTON- Fshehja e pasurisë është e përhapur në nivelet e zyrtarëve në Tiranë. Deklarata është bërë nga Adriatik Llalla, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive në Shqipëri.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Llalla vlerësoi si shumë nevojshëm përmirësismin eligjit ekzistues për fshehjen apo deklarimin e rremë të pasurisë.

Zoti Llalla vlerësoi se Prokuroria duhet të shqyrtojë në formën e duhur çështje të cilat Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë ia ka përcjellë këtij institucioni.

Ai shtoi se gjatë punës së tij tre vjeçare në krye të këtij institucioni, ai nuk ka patur asnjë rast të presionit politik apo të njerëzve të veshur me pushtet në ushtrimin e detyrës së tij.

Qëllimi i vizitës të Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive në Shqipëri në Uashington është pjesmarrja në një Konferencë të përbashkët me pjesmarrjen e zyrtarëve të lartë të institucioneve homologe, akademikë e lektorë si dhe përfaqësues të medias.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›