Llalla: Po rihapen dosjet e pazbardhura Rozeta Rapushi
Prokuroria e Pergjithshme do te nise hetimet per ngjarjet e renda te meparshme. Ngjarje, per te cilat veprimet hetimore jane pezulluar per shkak te mos zbulimit te aktoreve. Keshtu premtoi dje Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, gjate takimit te zhvilluar ne Presidence me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe drejtues te tjere te prokurorive ne vend. Takim ne te cilin u diskutua gjeresisht ne lidhje me luften kunder korrupsionit, krimit ekonomik dhe pastrimit te parave. “Prokuroria shqiptare po bashkepunon me mjaft institucione te tjera me synim fillimin e hetimeve per mjaft ngjarje te renda te meparshme, kryesisht te disa vrasjeve te ndodhura vite me pare, si vrasjen e punonjesve te drejtesise, te punonjesve te Sherbimit Informativ Shteteror, ku veprimet hetimore jane pezulluar per shkak te moszbulimit te autoreve”, - u shpreh Llalla gjate takimit. Nga ana tjeter, ai pohoi se organi i akuzes po heton dhe punon per ndjekjen e ketyre ngjarjeve, pa dhene detaje te metejshme per ndonje ngjarje konkrete me te cilen organi i akuzes do te rimerret. “Prokuroria shqiptare, ne bashkepunim me Sherbimin Informativ, me Policine e Shtetit, po punon per ndjekjen e ketyre ngjarjeve. Ne kemi mbeshtetur dhe vijojme te mbeshtesim strukturen e Task-Forces per hetimin e mjaft rasteve te korrupsionit qe jane momentalisht ne proces hetimi”, - theksoi Llalla, duke prekur edhe fenomenin e korrupsionit. Gjate takimit te zhvilluar ne prani te Presidentit te Republikes, Bujar Nishani, e mori fjalen edhe Drejtori i Pergjithshem i Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave, Arben Doci. Duke vleresuar mbeshtetjen e Kreut te Shtetit per njesite ligj-zbatuese dhe informative, kreu Doci nenvizoi se levizjet e bera se fundmi nga Prokuroria e Pergjithshme, japin shkas per nje konsolidim te metejshem te punes dhe te veprimtarise se te gjithe organeve zbatuese per te arritur sukses ne goditjen e fenomenit te pastrimit te parave. Duke vleresuar keshtu jo vetem punen e organit te akuzes, por edhe bashkepunimin mes institucioneve.
QENDRIMI
“Prokuroria shqiptare po bashkepunon me mjaft institucione te tjera me synim fillimin e hetimeve per mjaft ngjarje te renda te meparshme, kryesisht te disa vrasjeve te ndodhura vite me pare, si vrasjen e punonjesve te drejtesise, te punonjesve te Sherbimit Informativ Shteteror, ku veprimet hetimore jane pezulluar per shkak te moszbulimit te autoreve”, - u shpreh dje Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla gjate takimit ne Presidence.
QENDRIMI
“Prokuroria shqiptare po bashkepunon me mjaft institucione te tjera me synim fillimin e hetimeve per mjaft ngjarje te renda te meparshme, kryesisht te disa vrasjeve te ndodhura vite me pare, si vrasjen e punonjesve te drejtesise, te punonjesve te Sherbimit Informativ Shteteror, ku veprimet hetimore jane pezulluar per shkak te moszbulimit te autoreve”, - u shpreh dje Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla gjate takimit ne Presidence.