E Diel, 1 Nëntor 2026

Llalla: Prokuroret qe duhet te largohen, i nxis te japin doreheqje Nga Blendi Fevziu

Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, thote se do te jete i ashper me prokuroret qe shkelin ligjin dhe paralajmeron se nuk do te kurseje as ata qe kane mbeshtetje politike. Ne nje interviste qe dha dje per emisionin "Opinion" ne Tv Klan. Z.Llalla tha se "e rendesishme eshte qe ky institucion te pastrohet nga radhet e atyre njerezve' madje nxiti prokuroret qe nese e gjykojne te arsyeshme te dorehiqen sic vepruan Stojani dhe Malaj pak dite me pare. Kryeprokurori i ri nga ana tjeter tha se numri aktual i prokuroreve eshte i pamjaftueshem duke paralajmeruar se ne keto kushte nuk mund te ushtrohet kontroll ne gjithe prokurorite. Po ashtu, z.Llalla ne kete interviste foli edhe per ceshtjet hetimore qe lidhen me ngjarje te bujshme dhe krime te vrasjes. Per te parat ai pranoi se disa zyrtare nuk pranuan as te paraqiten ne prokurori. Kurse per vrasjet, tha se eshte gati te rihape hetime nese ka dyshime te reja.

A ishte befasues emerimi si Prokuror i Pergjithshem? A ishte befasues propozimi qe ju bene per te drejtuar Prokurorine e Pergjithshme?

Ne fakt ishte vertete befasuese per mua. Une ndodhesha ne krye te Inspektoratit te Larte te Deklarimeve te Kontrollit te Pasurive ne momentin qe nga zyra e Presidentit te Republikes me njoftojne se duhet patjeter te paraqitesha ne Presidence per te diskutuar ne nje takim me presidentin. Takim ne te cilin presidenti parashtroi kerkesen e tij nese une do te pranoja per te qene Prokuror i Pergjithshem.

Pra nuk kishin asnje dijeni me pare se emri juaj ishte perfolur per t'u bere Prokuror i Pergjithshem?

Emri im qarkullonte nen ze sic qarkulluan shume zera por jo aq shume publikisht. Fakt u be ne momentin kur Presidenti i Republikes me thirri dhe me komunikoi vendimin e tij.

Patet hezitim per te thene po?

Ne fakt une vija nga radhet e Prokurorise.

Sa kohe keni punuar ne Prokurori?

Kam punuar 10 vjet prokuror. Vertet isha mes dyzimit se kisha punen ne Inspektoratin e Larte dhe ishte ne nje moment kur ky institucion krijoi nje emer te vetin.

Prej sa vitesh qendronit ne krye te ketij institucioni?

Prej 4 vitesh e pak muaj isha pothuajse ne fund te mandatit tim, pak muaj me pas mbaronte mandati ne krye te Inspektoratit dhe isha mes ketij dyzimi, por gjithsesi kerkesa per te qene ne krye te kryeprokurorit te Shqiperise, normale qe ishte nje vleresim per mua, per punen time dhe normalisht qe nuk refuzova.

A ju shkoi ne mendje z. Llalla qe gjithe paraardhesit tuaj kane ikur gjithmone me gjysmeceremoni nga ajo zyre me perjashtim te rastit te fundit qe ishte relavitisht normal pra nje percjellje me nje rrotacion normal?

Eshte e vertete. Ky eshte nje opinion qe diskutohej shpesh ne radhet e prokuroreve qe asnje kryeprokuror tjeter gjate ketyre viteve nuk pati mbyllur normalisht mandatin e tij. Ne fakt me interesante ishte momenti kur po e ndiqnim ne shtepi me femijet kete. Tv Klan jepte nje histori te prokuroreve te pergjithshem, momenti qe te gjithe shkonin drejt nje fundi te caktuar dhe femijet: "Shiko babi edhe ju keshtu do perfundoni ne fund te mandatit" - dhe po shihnin me hezitim edhe femijet kur po diskutohej kjo teme.

Patet frike se mund te ndodhte kjo. E menduat apo jo?

Jo, nuk me shqeteson kjo pjese. Nuk mendoj per fundin akoma, tani kam filluar dhe nuk kam arsye te mendoj per fundin.

Z.Llalla nga vini? Cili eshte shkollimi juaj? Ku keni lindur?

Vij nga nje familje shume e persekutuar nga diktatura komuniste. Vij nga Gramshi.

Cdo me thene nga nje familje shume e persekutuar?

Gjyshi im eshte pushkatuar ne vitin 1947. Im ate fillimisht u denua me pushkatim, me pas kaloi ne burgim te perjetshem dhe beri rreth 10-15 vjet burgim. Familja u internua per dhjetera vite ne kampe te ndryshme ne Tepelene, Berat, pra histori vuajtjesh deri ne vitit 90'.

Kur patet shansin te shkolloheshit?

Fillimisht hezituan, nuk me linin as shkollen e mesme per te marre, pas shume peripecish arrita te merrja shkollen e mesme. Ne vitin e trete te shkolles se mesme ma nderprene me idene se kisha detyrim per te shkuar ushtar, sepse kisha mbushur moshen per te shkuar ushtar, pasi nisa shkollen e mesme me vonese. Me pas bera ushtrine per dy vjet dhe u ktheva bera pjesen tjeter te shkolles. Me pas ne vitin 1993 fillova arsimin e larte ne Juridik. Mbarova fakultetin dhe menjehere pas mbarimit te fakultetit fillova pune.

Kur nuk ju jepnin te drejten as per te vazhduar shkollen e mesme a e mendonit qofte edhe ne endrrat me te bukura se do te shkolloheshit edhe me arsim te larte e do te kishit nje karriere te tille?

Jo absolutisht, ishte e paimagjinueshme per mua. Me dukej enderr te shkoje ne shkollen e mesme pasi e dija qe te larten nuk do te kisha asnje shans per ta marre.

Ishit nxenes i mire?

Isha nxenes i mire, pergjithesisht keshtu kemi qene, jemi kater vellezer dhe motrat keshtu kane qene, por historia ishte ajo qe thame.

Mbaruat universitetin ne vitin...?

...ne vitin 1997.

Qe nga kjo kohe cfare keni punuar?

Fillimisht fillova ne Prokurorine e Lushnjes si oficer i policise gjyqesore. Pas nje viti u titullova Prokuror po ne kete Prokurori. Ne fakt kur fillova ishim nje trup prokuroresh dhe oficere te policise gjyqesore te cilet filluam rishtazi menjehere pas ngjarjeve te vitit 1997. Gjetem zyrat e braktisura dhe i rregulluam vete zyrat ambientet.

Ishte e veshtire te ishe oficer i policise gjyqesore ne Lushnje ne ate kohe kur dominonin banda?

Ishte e veshtire, ishte pergjegjesi sepse ne ate qytet kishte humbur besimi i njerezve se do te kishte edhe njehere shtet. Me pas sic e permenda, fillova prokuror per 5 vite ne kete qytet kur per here te pare hyja ne nje zyre shteti pas mbarimit te shkolles e me pas karriera filloi normalisht. Pastaj u komandova per nje vit ne prokurorine e Kavajes per nje ngjarje te rende qe kishte ndodhur ne kete qytet. Me pas u dekretova dhe u emerova prokuror i rrethit te Fierit edhe dy vjet, me tej ne Tirane per 4 vite zv.prokuror i Tiranes, kjo ishte pak a shume karriera ne prokurori. Deri ne momentin kur erdhi dekretimi per ne krye te Inspektoratit te Larte te Deklarimit Kontroll te Pasurive.

Kush ju zgjodhi per te konkurruar ne krye te Inspektoratit te Larte te Deklarimit Kontroll te Pasurive?

Jane dy histori vertet te cuditshme per mua. Edhe ne ate moment ka qene kur ish-Presidenti Bamir Topi me therret ne zyre per te me diskutuar se une do te isha nje nga dy kandidaturat qe do te konkurronin per ne krye te Inspektoratit te Larte, bashke me kryetarin aktual te Gjykates Kushtetuese z.Dedja.

Nuk u bete kurioze se nga kishte shkuar emri juaj deri tek Presidenti, apo kishit kontakte?

Jo nuk kisha kontakte, ishte hera e pare qe e takoja. Sipas informatave qe mora me pas, sugjerimi kishte ardhur nga nje miku im, deputet ne ate kohe, banor i Lushnjes. Ai kishte sugjeruar emrin tim, njohur nga emri qe ishte krijuar ne qytet qe nga koha kur isha prokuror ne Lushnje. Kisha disa vite pa e takuar edhe ate person. Kur shkova ne Kuvend isha mes hezitimit nese duhet te lija punen e pProkurorit per te shkuar ne krye te Inspektoratit apo jo.

E kishit kete dileme?

E kisha kete dileme sepse e doja kete pune. Me punen e prokurorit fillova u mesova e me pelqente, kushdo qe largohet nga kjo pune ndien ate boshllekun. Madje me znj. Rama, paraardhesen time rastisem qe u shkembyem ne shkallet e Presidences ne momentin qe presidenti me thirri per te komunikuar per kete vendim te Inspektoratit.

Z.Llalla ju u propozuat nga Presidenti Topi dhe u votuat nga te gjitha forcat politike. Pse ky vendim konsensual, zakonisht ne keto raste ka gjithmone kontestime?

Kryeministri Berisha ne ate moment mesa kujtoj ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, mes dy kandidaturave i kerkoi Partise Socialiste qe te zgjidhte nje nga keto dy kandidaturat dhe mazhoranca do ta mbeshteste. Partia Socialiste zgjodhi kandidaturen time, cka u votua ne menyre unanime pothuajse nga te gjithe deputetet qe ishin te pranishem ne salle.

C'marredhenie keni pasur me politiken ne keto kohe qe keni drejtuar ILDKP?

Kam pas nje distancim normal nga e gjithe politika. Pozicioni im ishte shume delikat, edhe me delikat se ky pozicion qe kam aktualisht. Te drejtoje ILDKP kishe kontakte te vazhdueshme me hierarkine me te larte te shtetit. Pata ruajtur raporte te distancuara nga gjithe politikanet.

Kishit politikane qe trokisnin per te fshehur pasurite e tyre?

Realisht nder menyrat sesi une e organizova punen atje nuk krijova kontakte me asnje politikan. Ai qe kontaktonte ishte gjithmone personi pergjegjes per kryerjen e hetimeve, pra inspektori perkates. Ne raste shume te rralla kur vinin per te pershendetur, por jo qe te kisha kontakte te drejtperdrejta ne menyren sesi hetoj.

Gjate kohes qe ju ishit ne krye te ILDKP a pati ndonje penalizim ose ndonje politikan ose njeri te administrates qe u denua per falsifikim apo mosdeklarim te pasurive?

Nga viti i pare qe une shkova ne krye te Inspektoratit realisht pati menjehere nje rritje te numrit te rasteve te kallezuara te ndeshkuara ne forma te ndryshme qe parashikon ligji per deklarimin e kontrollit te pasurive apo ligji per parandalimin e konfliktit te interesave. Vitin e pare u kallezuan rreth 20 zyrtare te niveleve te ndryshme. Po keshtu ritme qe shkojne ne menyre normale te cdo vit. Pothuajse cdo vit jane kallezuar rreth 20 zyrtare per fshehje apo mosdeklarim te pasurise, si dhe per falsifikim.

Z.Llalla a kishte presion politik ne postin ne krye te ILDKP?

Jo une nuk kam ndjere asnjehere presion, kete e them me sinqeritetin me te madh. Kjo nisur edhe me faktin qe nuk i jam afruar asnjehere politikes, pra nga pozicioni im, i distancuar nga politika. Gjate kohes qe drejtoja ate institucion kisha detyrim per te shkuar ne Kuvendin e Shqiperise per te raportuar lidhur me veprimtarine e institucionit cdo vit.

Cilat ishin institucionet me te cilat te lidhte puna ne ILDKP?

Pervec institucionit ku ne grumbullonim te dhenat ne funksion te hetimeve qe kryenim, kishim te dhena dhe normalisht per te raportuar ne Kuvendin e Shqiperise, te Presidenti i Republikes ne rastet kur kerkonte informacion dhe normalisht nga institucionet qe ne kishim me teper bashkepunim ishte prokuroria, pasi te gjitha rastet, me pare do te kallezoheshin ne prokurori.

Ishin normale raportet tuaja me znj.Rama?

Raportet me znj. Rama kane qene normale gjate gjithe kohes, pervec faktit se une gjithmone pata kundershtuar vendimet jo te drejta te marra nga prokuroria per kallezimet e bera prej nesh, por kjo nuk ishte arsye te ndikonte ne raportet e mia me znj. Rama. Ne shume raste kishim kontestuar vendimet e prokurorise edhe publikisht. Pothuajse ne te gjitha rastet qe ne kishim kundershtime ne lidhje me vendimet e prokurorise i patem kundershtuar edhe ne rruge gjyqesore edhe ne shkallet e hierarkise ne prokurori edhe publikisht.

Pra prokuroria ka mbyllur ceshtje per te cilat ju mendonit se mund te hetoheshin e te coheshin ne gjykate?

Po, ky eshte nje fakt per te cilin une kam ngritur zerin vazhdimisht ne krye te inspektoratit. Ishte nje nder problemet shqetesuese te punes qe neve hasnim atje, pasi prokuroria ne menyre te vazhdueshme ka pas mbyllur shumicen e ceshtjeve te kallezuara prej nesh, vendimet te cilat une kam gjykuar dhe gjykoj qe gjithmone kane qene te padrejta, i kam ankimuar ne te gjitha format e parashikuar nga ligji. Edhe ne takimet qe pata pasur ne dy raste me znj. Rama per te diskutuar ne lidhje me kete ceshtje pata parashtruar verejtjet e mia lidhur me kete problem.

Do t'i rishikoni keto ceshtje z.Llalla tani qe jeni ne krye te Prokurorise se Pergjithshme apo ligji nuk ua lejon me kete rishikim?

Ne varesi te fazes ne te cilen ndodhen normalisht, pa i pare ne kontekstin sikur une keto ceshtje po i ndjek per nje arsye te caktuar, por normalisht rastet me flagrante do t'i rishohim nese ka mundesi per te filluar hetimet.

Si e pritet reagimin politik pas daljes se emrit tuaj si kandidat per Prokuror i Pergjithshem i Shqiperise?

Nga mesazhi qe merrja konstatoja qe emri im ishte pelqyer nga te dyja palet politike.

Por Partia Socialiste e refuzoi emrin tuaj ne nje fare menyre, nuk votoi kunder, por abstenoi?

Kete e gjykoj si vleresim te Partise Socialiste per emrin tim, por jo procesin te cilin Partia Socialiste e kishte kundershtuar qe ne momentin e pare qe Presidenti e thirri per te diskutuar lidhje me emrin tim.

A ka pasur kontakte nga Partia Socialiste, tentativa per t'ju kontaktuar apo per te folur me ju?

Jo, une s'kam pasur kontakte me asnje force politike per kete rast. Nuk kam bere fushate nese do te votohej apo jo per emrin tim.

Nderkohe qe votimi juaj ne parlament mori nje numer votash te kenaqshme, pati nje vote kunder ose mungesen e nje vote e cila, pavaresisht se votat jane te barabarta, ka nje lloj sinjali ne kete drejtim. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli votoi kunder. A e keni idene se perse ka votuar kunder?

Jo, znj.Topalli nuk votoi kunder, por nuk mori pjese ne votim. Nuk kam arsye te komentoj qendrimin e znj. Topalli, nuk i di arsyet e saj, megjithate une vleresoj qendrimin institucion te Parlamentit Shqiptar qe votoi pro kandidatures sime me shumice thuajse absolute sepse edhe pse nuk pati kundershtime, eshte hera e pare qe nje prokuror i Pergjithshem zgjidhet pa kontestimet e paleve politike.

A do te keni ju aftesine dhe a do jeni ju krejtesisht i pavarur nga politika si Prokuror i Pergjithshem?

Une e besoj qe po. Nese drejtuesi i institucionit nuk ben kompromise politike nuk perfshihet ne ceshtje politike, une kam bindjen e plote qe do te jem i pavarur nga politika. E thashe edhe me heret ceshtjet e inspektoratit jane shume here me te ndjeshme se ato te prokurorise. Ne prokurori mbi 90 per qind te rasteve nuk kane te bejne me raportet politike.

Por presioni mbi prokurorine nga gjithe eksperiencat e deri me sot eshte shume me i madh per perdorje politike nga njera apo tjetra pale.

Kjo mendoj se ndodh per faktin se prokuroria nuk ka treguar ate autoritetin e duhur dhe nuk i ka treguar vendin gjithsecilit.

Pse ju besoni se mund ta keni kete autoritet?

Jam i sigurt qe do ta kem kete autoritet. Besoj ne aftesite e mia, ne integritetin tim dhe nuk shoh ndonje pale politike qe te kete kurajen per te bere presion ne detyren time.

A do te jeni ju i afte te hetoni cdo lloj politikani pavaresisht cilit spekter politik i perket neqoftese nje ceshtje konkrete do te vije ne Prokurori, apo sic ndodh gjithmone qe politikanet do te jene te pandeshkueshem?

Pa diskutim qe do te hetohet ne menyre me te plote, te gjithanshme dhe kete ju siguroj ju dhe nepermjet jush gjithe opinionin. Ligjvenesi shqiptar ka shprehur vullnetin unanim qe te heqe imunitetin per kedo zyrtar. Perfitoj nga rasti te nxis te gjithe qytetaret, te gjithe ata qe kane dijeni per raste te ndryshme te dyshuara per vepra penale qe mund te kryejne zyrtare ne rrethe te ndryshme, te denoncojne te gjitha rastet prane institucionit tone, dhe i siguroj qe do te ndiqen me perparesine maksimale.

Pra ju mendoni se do te jeni i afte te hetoni qofte edhe zyrtare te niveleve te mesme apo te larta nese ata kapen ne shkelje te ligjit?

Pa diskutim. Per kete ju siguroj ju dhe kedo tjeter.

Z.Llalla cfare do te beni ju me ato qe quhen dosjet me te nxehta, tani nuk po i permend nje nga nje, por qe i njohim, qe jane ne proces ose ne fund te procesit, si do te reagoni? "21 Janari", "Gerdeci" e shume dosje te tjera, jane nje seri dosjesh.

Do te ndiqen. Ato jane ceshtje qe nje pjese e madhe e tyre jane ne fazen e gjykimit. Normalisht do te kontrolloj veprimtarine sesi prokuroret po i ndjekin keto ceshtje. Kjo eshte nje detyre e imja qe do te ndjek ecurine e procedimit, por jane ceshtje qe ndiqen normalisht si te gjitha rastet e tjera.

Nje nga pyetjet me shqetesuese qe vjen ne kete rast eshte afrimi i fushates elektorale. A do te perfshihet Prokuroria e Pergjithshme ne hetimin e ceshtjes qe lidhet me njerez qe do te jene protagoniste ne fushata te njeres apo tjetres pale. Pra a mund te perdoret politikisht Prokuroria nga forcat politike ne funksion te fushates dhe zgjedhjeve te 23 qershorit?

Jo. Nese prokuroria nuk vihet ne sherbim te politikes, asnjehere politika nuk ka sesi te perfitoje nga Prokuroria.

Z.Llalla thate qe keni punuar ne Prokurori nga viti 1997, pothuajse per 10 vjet. Pra e njihni procesin e punes si ne prokurorine lokale ashtu edhe ne qender. Nje nga problemet kryesore qe prokuroria ka eshte niveli i larte i korrupsionit te prokurorise. Cfare do te benit ju qe prokuroret te mos fusin leke ne xhep, per te mbyllur apo hapur ceshtje sipas interesave qe dominohen ne kete rast nga ryshfetet dhe jo nga ligji?

Ky eshte nje shqetesim i drejte i juaji dhe i nje pjese te madhe te opinionit. Per kete qellim qe ne momentin e pare qe une kam marre drejtimin e Prokurorise se Pergjithshme kam synuar qe te forcoj drejtorine e kontrollit te inspektimit e cila merret me kontrollin e punes se prokuroreve, shqyrton rastet e ankesave te qytetareve njeherazi nga dje institucioni im ka vene ne dispozicion te qytetareve nje numer telefoni free dhe nje adrese poste elektronike ne te cilat i kerkohet cdo qytetari qe te denoncoje per raste korrupsioni ne radhet e prokuroreve. Ankesat do te ndiqen me perparesi, ne ato rastet kur gjykohet se do te jete e nevojshme fillimi i procedimit penal do te fillohet ne menyren me urgjente, procedimi penal ndaj cilido prokurori e ndaj cilido titullari prokurorie per te marre ndaj tyre nese gjendet shkelje e ligjit masat e parashikuara me ligj. Pra kjo eshte e para qe une synoj te bej. Pastrimin nga radhet e prokurorise te elementeve qe njollosin emrin e ketij institucioni.

E dini z. Llalla qe shumica e prokuroreve kane mbeshtetje politike nga pas?

E permenda dhe nje here qe nuk me shqeteson kjo pjese. E rendesishme eshte qe ky institucion te pastrohet nga radhet e atyre njerezve. Nuk besoj dhe nuk jane shumica. Ata jane pak individe te cilet duke perfituar nga arsye te caktuara, dalin dhe pergojojne emrin e gjithe institucionit.

Z. Llalla duket sikur informacioni i hetimit, per aq sa kam dhe une eksperience si gazetar ne Shqiperi, shpesh here kthehet ne nje ceshtje mediatike. Hetimi kthehet nga nje hetim i Prokurorise ne nje hetim me gjykim publik. Cfare do te beni ju per kete ceshtje?

Ky eshte nje problem shume shqetesues i punes tone, gje e cila duhet pare ne menyre imediate. Ligji penal parashikon sanksione ndaj prokuroreve per nxjerrje te sekretit hetimor, ne te gjitha rastet. Dje ka dale nje udhezim qe u eshte shperndare te gjitha prokurorive, i cili ka ekzistuar dhe me pare duke u kujtuar qe marredheniet me shtypin do te mbahen ne menyre e parashikuar me udhezimin perkates, pra nga zyra e Prokurorit te Pergjithshem, me perjashtim te rasteve kur do te kete vendime te caktuara.

Shpresoj qe nuk do ta ktheni ne bunker prokurorine?

Jo absolutisht. Por hetimi eshte sekret dhe nuk mund te kete asnje te dhene gjate procesit hetimor. Te dhenat behen publike vetem ne fund dhe ne ato raste kur ka interes nga publiku. Une jam i sigurt se ky fenomen nuk ka per te ekzistuar me. Qe prokuroret te dalin ne interviste duke shpjeguar dosjet, marredheniet me te pandehurit, apo te tjera, ju siguroj se masat do te merren ne momentin me te pare qe do te konstatohet nje veprim i tille.

Dy prej prokuroreve te njohur, ai i Tiranes, z. Malaj dhe Stojani kane dhene doreheqjen pak dite me pare. Ka qene nje doreheqje e sforcuar apo nje zgjedhje e tyre?

Doreheqja e Prokurorit te Tiranes eshte nje veprim qytetar, qe normalisht mund ta beje kushdo. Derisa ne krye te nje institucioni vjen nje drejtues tjeter eshte normale qe te punoje me nje staf qe ai e gjykon te nevojshem.

Te dy keta do te vazhdojne te mbeten prokurore?

Jo z. Stojani nuk eshte larguar me doreheqje, por ne Prokurorine e Pergjithshme une kam bere nje riorganizim tjeter te struktures se Prokurorise: Drejtorine qe drejtonte z. Stojani ne vijim, deri ne nje moment qe do ta gjykoj te arsyeshme, do te drejtohet nga vete une.

Pra e keni marre vete persiper drejtimin e kesaj drejtorie?

Po, patjeter te Drejtorise se Hetimit.

Z. Malaj do te jete ne Prokurori?

Po.

Kush do te jete Prokuror i Tiranes?

Shume shpejt, sot ose neser une do te gjykoj per emrin perkates, pasi te marre dhe konsultat. Brenda ketyre diteve, provizorisht duhet te emerohet nje prokuror, pasi institucioni ka nevoje per nje drejtues. Mund te jete edhe z. Malaj. Z. Malaj ka dhene doreheqjen, por une nuk kam vendosur ende per te pranuar apo jo doreheqjen e tij.

A do kete largime te tjera?

Veprimi i Prokurorit te Tiranes eshte nje veprim qe une e vleresoj dhe do te sugjeroja edhe drejtuesve te tjere, qe vullnetarisht te kryejne kete veprim, ne ato raste kur e gjykojne te arsyeshme. Natyrisht qe une kam ardhur me nje vullnet te gjere te mbeshtetjes politike dhe te opinionit dhe do te synoje arritjen e qellimeve te mia. Eshte normale qe une do te punoj me nje staf qe une e gjykoj te arsyeshme. Mund te jene dhe nje pjese e ketyre qe jane, por mund te kete dhe ndryshime.

A do te kete prurje te reja ne Prokurori?

Po, numri i prurjeve eshte i percaktuar.

Me cfare kriteri?

Kriter eshte shkolla e magjistratures dhe konkurrimet. Por nuk e percaktoj une numrin e prokuroreve. Eshte vendimi i Kuvendit te Shqiperise, i cili kete vit shtoi me 5 numrin e prokuroreve, megjithese nevojat jane per me teper.

Sa jane nevojat?

Numri i prokuroreve ne gjithe Shqiperine eshte rreth 320. Minimalisht zyra e prokurorit te Pergjithshem ka nevoje per me teper staf, kjo per te ushtruar kontroll dhe ne prokurorite e tjera. Me kete staf qe ka aktualisht gjykoj qe nuk eshte i mjaftueshem per te ushtruar kontroll ne gjithe prokurorite.

Cilat jane ceshtjet me te zakonshme?

Ceshtjet me te zakonshme jane krimet e lehta, qe zene dhe pjesen me te madhe te procedimeve. Ngjarjet e renda mendoj se jane rreth 20 deri 30 per qind e punes.

Nje nga shqetesimet e meparshme per prokurorine ka qene mos komunikimi normal me Ministrine e Brendshme dhe ate te Drejtesise. Cfare do te beni ju ne kete drejtim?

Ky eshte nje shqetesim i drejte. Eshte i prokuroreve dhe vete institucioneve per menyren sesi kane funksionuar marredheniet mes ketyre institucioneve. Nese nuk do te kete bashkepunim mes ketyre institucioneve puna nuk mund te vijoje normalisht. Bashkepunimi me prokurorine eshte i detyrueshem.

Cfare raportesh keni ju me z. Halimi dhe z. Noka?

Marredheniet nuk jane vetem me ministrite, por edhe me Doganat, Drejtorine e Policise, Tatimet, ILDKP-ne, etj.

A mbetet hetimi i korrupsionit nje sfide e prokurorise?

E kam deklaruar se do te jete nje nder prioritetet kryesore te punes time. Lufta kunder korrupsionit eshte shqetesim i vazhdueshem per te gjithe shoqerine shqiptare. Eshte fakt qe korrupsioni mbase nuk eshte ne nivelet e pretenduara edhe nga raporti i fundit te TIA, por ai gjithsesi mbetet nje problem shqetesues. Kjo eshte detyra jone dhe prokuroria ne kete mes ka padyshim pergjegjesine e saj dhe eshte organi kryesor per ushtrimin e ndjekjes penale. Nese do te flitet per pergjegjesi, institucioni qe une drejtoj eshte pergjegjesi kryesor.

Disa dite me pare ne studio kisha nje panel qe fliste per vrasjet ne familje dhe kryesisht te grave. Nje prej te ftuarve tha se shume dosje te krimit te familje mbeten pa autor. A do te kete hetim tjeter?

Ato jane raste qe jane hetuar. Une nuk di te flas per raste konkrete apo dhe per rastin qe permendni. Ajo qe mund te them une eshte se zyra ime do te jete gjithmone e hapur per te pare dhe ripare rastet e dyshuara te kesaj natyre.

Nje nga problemet e fundit eshte ngerci mes prokurorise dhe gjykatave. Si do te permiresohet ky raport?

Gjykata normalisht vendos ne baze te provave dhe bindjes se gjyqtarit, por nese keto do te ndodhin per arsye korruptive, prokuroria i ka pasur, por tashme me heqjen e imunitetit per gjyqtaret i ka te gjitha kompetenca per te hetuar cdo rast. Ne hetimet e Prokurorise nuk do te jete nje nga prioritetet kryesore te punes time per te hetuar rastet e dyshuara te korrupsionit tek gjyqtaret.

Ne kohen kur institucioni drejtohej nga Ina Rama, gjyqtaret jane pergjigjur se dosjet qe vinin nga Prokuroria ishin te paplota?

Nese rastet mbyllen per arsye korruptive, nga ana jone do te merren masat ligjore. Ato jane raste qe do te shqyrtohen nese kane ardhur per shkakun e gjykates apo shkakun e prokurorit.

Z. Llalla ju thate qe femijet tuaj kur pane specialen per eksperiencen e prokuroreve te pergjithshem u shqetesuan. Z. Llala cila eshte familja juaj?

Bashkeshortja dhe dy femijet, kam vajze dhe djale.

Jane te medhenj?

Vajza eshte ne klasen e tete, vajza eshte ne klasen e peste.

A e dine ate qe nga ky moment do te filloni te mungoni shume me teper sesa me pare?

Kane filluar qe ta ndjejne, qe tek mungesa, masat e sigurise rreth tyre, pasi nuk ishin mesuar te ishin te rrethuar nga garda dhe menyra te tjera te sigurise.

Ju thate qe dikur ishin nje nxenes i mire, ju ndaluan te shkonit dhe ne shkollen e mesme, madje ua nderprene dhe ju cuan ushtar, etj. A keni mllef ndaj atyre njerezve dhe atij sistemi qe ju pengoi te realizonit ato qe donit?

Ajo qe kam vene re, jo vetem tek une, por tek te gjithe ata njerez qe kane vuajtur peripeci te tilla, eshte se nuk kane mllef. Eshte e cuditshme por nuk kane inat, ndjenje hakmarrjeje per ate qe ka ndodhur. Eshte nje kategori e cuditshme, qe nuk ka ndjenje mllefi. E kunderta kam konstatuar qe ndodh me ata qe kane qene persekutore. Ata edhe sot kujtojne sikur ne kemi ardhur ne vendin e tyre duke ua zene ne menyre te padrejte, ate vend qe mund te kishin.

U flet ndonjehere femijeve te tu per ate kohe?

U flas per ta kuptuar. E diskutojme shpesh ne familje, kur mblidhemi me te aferm dhe ndonje here edhe vete nuk e besojme. Nje njeri i rritur ne kampe internimi dhe sot te jete ne kete institucion vertet qe eshte pak e pabesueshme per mua jo me per ata. Edhe ata me shohin pak me dyshim, jam une apo s'jam une.

Z. Llalla po ju bej dhe nje pyetje qe besoj se do t'ua benin shumica e shqiptareve: Nese ne detyren tuaj do te jeni te detyruar te hetoni kryeministrin, kreun e opozites, kryetaren e parlamentit, etj., a do te jeni i afte qe ta beni pa ndikim?

Ju siguroj qe do ta bej pa asnje lloj ndikimi. Kete mesash percjell per ju dhe per kedo tjeter qe na degjon.

A do te jeni i afte te hetoni kedo perpara ligjit?

Pa diskutim. Deri dje Prokuroria ka pasur veshtiresi komunikimi me zyrtaret e niveleve te larta, pra zyrtare qe hezitonin apo nuk pranonin te paraqiteshin ne prokurori ne rastet kur kerkoheshin, apo nuk paraqiteshin provat e kerkuara, gje e cila ju siguroi se nuk ka arsye dhe nuk do te ndodh me.

Po e perseris: Jini i sigurt se sa kohe do jeni ne krye te institucionit Prokuroria nuk do te perfshihet ne beteja politike dhe s'do te perdoreni politikisht ne funksion te zgjedhjeve?

Eshte nje lloj betimi qe e bej mbi Kushtetute, por per kete ju siguroj qe do te jem Prokuror i Pergjithshem dhe nuk do te jem pjese e politikes.

A do te jeni i afte ta beni kete kur ata qe jane vartesit tuaj mund te perfshihen ne keto ceshtje?

Pa diskutim. Asnje prej vartesve te mi nuk do te guxoje te perfshihet ne te tilla situata, per aq kohe sa une nuk do te perfshihem ne nje situate te tille dhe nese do te guxojne, ligji ka parashikimet e duhura per cilindo.

Per ju cila eshte sfida me e madhe personale?

Prioriteti i im eshte qe Shqiperine ta nxjerr nga ky batak, ne te cilin gjykohet se ndodhet niveli i korrupsionit. Pra ky do te jete prioriteti im, duke filluar nga radhet e prokuroreve per te vijuar tek ata qe dyshohet se perfshihen ne skema korruptive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›