E Diel, 1 Nëntor 2026

METE: Shitja e "CEZ" do bllokohet, shkaktoi 1 mld dollare deme Eglantina Nasi

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes nuk do te lejoje shitjen e aksioneve te kompanise "CEZ Shperndarje", paralajmeruar nga grupi CEZ ne Prage pak dite me pare. Nje fakt i tille u be dje me dije prej saj, permes nje deklarate te posacme, ne te cilen shprehte nota te qarta indinjate per mosnjoftimin e saj mbi nje sipermarrje te tille dhe marrjen e te gjitha masave per bllokimin e saj. "Disa dite me pare, grupi CEZ njoftoi publikisht se ka nxjerre ne shitje paketen e saj aksionere prej 76% ne kompanine "CEZ Shperndarje", Tirane. Dhe METE, e cila zoteron 24% te paketes se aksioneve te kompanise "CEZ Shperndarje", e ka marre kete njoftim vetem nepermjet medieve", citohet ne deklaraten e saj lidhur me nje fakt te tille. Duke shtuar sakaq, se "per me teper, as ne mbledhjen e aksionereve "CEZ Shperndarje" ne Prage, perpara dy ditesh, perfaqesuesit te METE-s nuk i eshte komunikuar nje qendrim i tille". E ne kuadrin e krijimit te nje situate te tille, dikasteri i Energjetikes, ka theksuar se "ndersa e demet shkaktuara Shqiperise nga ana e "CEZ"-it jane ne nivelin e 1 miliarde dollareve, e ne te njejten kohe, ERE ka iniciuar procedurat e heqjes se licences se "CEZ Shperndarje"-s, ai do te ndermarre te gjitha hapet ligjore te nevojshem per te bllokuar kete proces". E ne kuadrin e kritikave ndaj menyres se funksionimit te kompanise se shperndarjes se energjise ne vendin tone, METE, citon gjithashtu se "prej disa kohesh, per shkak te deshtimit te kompanise "CEZ Shperndarje", e cila ne vijimesi nuk po permbush asnje detyrim kontraktor si dhe eshte ne pamundesi te ushtroje funksionet e saj normale, METE dhe ajo, jane ne nje proces negocimi per t'i dhene nje zgjidhje te qendrueshme ketij problemi. "Deri ne kete cast, asnje komunikim i deritanishem, verbal apo joverbal i kompanise CEZ, nuk ka njoftuar se ajo kompani terhiqet nga negocimi", citojne me tej, ekspertet e METE-s. Duke vene ne dukje gjithashtu edhe faktin se "CEZ ka deshtuar te permbushe detyrimet thelbesore te saj, te specifikuara ne kontraten e privatizimit dhe ne dokumentet ligjore perkatese te ketij procesi, duke i shkaktuar nje dem Shqiperise, qe perllogaritet ne nivelin e 1 miliarde dollareve". Nga ana tjeter, ekspertet e METE-s, vleresojne se kjo situate nuk vjen aspak si pasoje e veprimeve te Entit Rregullator te Energjise, por perkundrazi ajo vjen, pervecse prej mosrealizimit te detyrimeve kontraktuale nga ana e grupit CEZ, edhe si pasoje e menaxhimit shume te dobet te "CEZ Shperndarje"-s dhe nivelit shume te ulet te investimeve te kryera ne rrjet. Ne fund, METE, permend edhe nivelin e larte te humbjeve, qe ka shkaktuar ne rrjetin shqiptar te energjise, kompania ceke e shperndarjes se saj. "Humbjet per vitin 2012 kane arritur ne nivelin prej 50%, ndersa detyrimi kontraktual i grupit "CEZ" dhe "CEZ Shperndarje", eshte qe ky nivel te jete 24%. "Shifra totale qe "CEZ Shperndarje" humb nga mosrealizimi i ketij objektivi eshte rreth 160 milione euro, qe ne fakt eshte ekzaktesisht shifra e humbjes ekonomike, qe kompania deklaron. Kurse niveli i investimeve ne rrjet per vitin 2012, eshte vetem 7%", perfundon deklarata e METE-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›