PS: 10 propozime per ndryshimin e paketes fiskale
Partia Socialiste ka prezantuar dje 10 propozime, per pakten fiskale te vitit 2013, qe pritet te diskutohet ne Kuvend. Ne nje konference per mediat, deputetja e PS-se, Mimi Kodheli, u shpreh se propozimet e PS, jane pjese e programit per nje "Rilindje Kombetare" dhe synojne ndryshimin e situates ekonomike ne vend. Propozimet e PS-se kane te bejme me; uljen e cmimit te naftes per fermeret, uljen e cmimit te imputeve bujqesore, uljen e numrit te gjobave ndaj sipermarrjeve, vendosjen e taksimit progresiv dhe uljen e TVSH per energjine, qe perdorin konsumatoret familjare. Duke i marre te gjithe sektoret, Kodheli u shpreh se duhet nje nderhyrje ne uljen e taksave per naften, qe perdorin fermeret dhe per pesticidet. Sipas saj, ulja e kostove te ketyre produkteve do te ndikoje direkt ne zhvillimin e fermereve. "Propozimi yne eshte, qe te hiqet akciza per naften. Kjo do te thote, qe nje liter nafte nga 180 leke qe eshte, te behet plote 135.6 leke. Pra, per nje liter nafte, fermeri shqiptar do te kurseje 44.4 leke dhe kjo eshte nje shume e konsiderueshme per fermerin shqiptar. Ne do rishikojme kete element, sic eshte akciza per naften edhe per publikun, por do te jete ne vazhdim te hapave, te cilat Partia Socialiste, do t'i beje pas marrjes se pushtetit ne 2013. Nje propozim tjeter, i cili vjen ne ndihme te sektorit bujqesor, eshte ulja apo zgjerimi i imputeve te tjera te produkteve te bujqesise", u shpreh deputetja dhe nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise ne Kuvend, Mimi Kodheli. Deputetja e PS-se, ka shtuar se ulja e cmimeve te imputeve per bujqesine, eshte nje tjeter element, qe do t'i vinte ne ndihme fermereve duke rritur ndjeshem prodhimin e tyre dhe fitimin. "Kjo eshte nje levizje e duhur, e nevojshme, e domosdoshme per nje sektor, qe vuan varferi, vuan kosto te larte te prodhimit te tij bujqesor, vuan pamundesi per te dale ne treg dhe pamundesi per ta shitur produktin. Pervecse sa thame me siper dhe ketu e mbyll me propozimet, qe lidhen me kete sektor, ne kemi propozuar, qe edhe furnizimi me farera, fidane, vaksina per fermat blegtorale te jene furnizime te tatueshme ne masen 10% nga 20% qe eshte sot", u shpreh Kodheli. Ne kapitullin per sipermarrjet, PS-ja propozon uljen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar per pajisjet e importuara. Duke e cilesuar kete nisme si te nisur nga mazhoranca aktuale, pasi eshte marre nje vit me pare nga programi i PS-se, Kodheli shprehet se heqja e TVSH, duhet te behet per te gjitha kategorite e sipermarrjeve. "Ne kemi kerkuar nepermjet mendimeve, qe te perjashtohen te gjithe, jo vetem ata qe investojne 50 milione leke nga TVSH-ja per makinerite dhe pajisjet. Dhe jo vetem kaq, por qe ligji dhe qeveria te shprehet qarte lidhur me makinerite dhe pajisjet ne sektoret e bujqesise dhe te blegtorise. Pasi ligji thote, se jane thjesht sektori agrobiznesit, pa percaktuar, pa cituar se cfare do te thote sektori agrobiznesit, cili eshte citimi ligjor i ketij termi", u shpreh Kodheli.
"Taksa progresive, ndikim te te gjitha pagat"
Deputetja e PS-se Mimi Kodheli, i ka kushtuar nje rendesi te vecante taksimit progresiv, ne propozimet qe ka bere opozita per paketen fiskale. Ajo ka theksuar se kjo eshte nje nga ceshtjet kryesore ne programin e PS-se dhe do te miratohet ne menyre te plote, pasi opozita te vij ne pushtet. "Propozimi yne eshte, qe per pagat deri ne 20 mije leke, nuk do te kete taksim mbi te ardhurat. Per pagat nga 20 deri ne 40 mije leke, ai do te jete vetem 7%; nga 40 deri ne 70 mije leke do te jete 10%; nga 70 deri ne 100 mije leke do te jete 15%; nga 100 deri ne 150 mije do te jete 18% dhe mbi 150 mije leke do te jete 20%", tha Kodheli. Ajo u shpreh se taksimi progresiv, do te jep ndikim ne gjithe buxhetoret, te cilet paguajne sot nje shume fikse, pavaresisht pagave qe marrin.