E Diel, 1 Nëntor 2026

Llalla: Tani që na rritët rrogën, do luftojmë më shumë krimin

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla- faqe 6Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka vlerësuar miratimin në parlament të vendimit për rritjen e pagës të prokurorëve dhe të punonjësve të sistemit të drejtësisë.

Në një deklaratë për shtyp, Llalla e ka cilësuar rritjen e pagës së prokurorëve dhe gjykatëseve si një akt të rëndësishëm që do të ndikojë jo vetëm në cilësinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, por që do të ndikojë në luftën ndaj krimit të organizuar.

Në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se Adriatik Llalla e cilëson nismën e ligjvënësve si një mundësi më të madhe për forcimin e integritetit moral dhe profesional të prokurorëve të të gjithë niveleve dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

Rritja e pagave për sistemin e drejtësisë është një mbështetje më e madhe që pushteti legjislativ i ofron pushtetit gjyqësor për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, deklaron Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla./l.ç

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›