E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, parandalohet një krim në familje, arrestohet 43-vjeçari

Dhuna brenda familjes po shënon një situatë alarmante dhe mjaft të frikshme referuar rasteve të tilla në vendin tonë që po ndodhin ditët e fundit.

Një tjetër kërcënim nën presionin e armës është shënuar në Shijak të Durrësit, ku 43-vjeçari Gazmend Banushaj është arrestuar nga forcat e policisë.

Bëhet me dije se 43-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten dhe fëmijëve të tij të cilët nën frikën dhe presionin e kryemiljarit janë larguar nga shtëpia.

Mesohet se shtetasi Gazmend Banushaj kërcënonte në telefon vazhdimisht bashkëshorten e tij e cila ka qënë e detyruar të kërkojë ndihmën e policisë.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar uniformat blu të cilat pasi kanë bërë ndalimin e Banushajt kanë konstatuar se ai ishte i armatosur me armë zjarri të llojit pistoletë me të cilën kërcenonte edhe bashkëshorten e tij.

Pas kontrollit të kryer në banesën e 43 vjecarit policia sekuestroi edhe një çifte e për të cilën Gazmend Banushaj nuk dispononte leje.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur ndoshta një krim të mundshem,ku rasti me i fundit eshte shënuar dje në Tiranë ku një 18-vjeçare humbi jetën duke u goditur me thikë në zemër nga bashkëjetuesi i saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›