E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi i Planit Urbanistik, shpresë për ndërtuesit

11-09-2013 / Gazeta 55

Sektori i ndërtimit vuajti këto vite mungesën e lejeve për disa zona në kryeqytet

Miratimi i Planit urbanistik dhe i planeve të detajuara vendore po jep një rreze shprese për sektorin e ndërtimit në Kryeqytet. Ndërsa mirëpresin nismën e bashkisë, shoqata e ndërtuesve duket ende e paqartë për planin përfundimtar të investimit.
Krahas problemeve të krizës financiare, sektori I ndërtimit vuajti këto vite mungesën e lejeve, veçanërisht për disa zona në kryeqytet. Nisur nga interesi i madh i blerësve, ndërtuesit kanë në fokus zonat brenda unazës së vogël të Tiranës
Sipas Bashkisë së Tiranës, planet e detajuara vendore kanë përfunduar për 26 nën njësi. Ekspertët e bashkisë vlerësojnë se këto plane kanë në themel parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›