E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita largohet nga seanca gjatë fjalës së Ramës, Berisha: Na shpalli luftë, do i ketë ditët e shkurtra

11-09-2013 / Gazeta 55

Kryeministri i dekretuar, Edi Rama, nisi prezantimin e programit të qeverisë 2013-2017 të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me një parantezë të rrezikut që kanos lufta globale për mbarë popujt duke shprehur dhe një herë mbështetjen ndaj aleatit të madh të Shqipërisë, SHBA. “Shqipëria mbështet pa asnjë ngurrim çdo vendim që presidenti i SHBA do marrë në frontin e luftës Globale dhe pa asnjë fije dyshimi që SHBA do marrin për të ndëshkuar kasapin e Damaskun”, tha Rama. Në fjalimin e tij të parë në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Rama theksoi se më 23 qershor, ashtu si në vitin 1992, Shqipëria nuk u nda në dy blloqe, por në një bllok masiv për të vulosur ndryshimin.


Opozita e PD braktis seancën gjatë fjalimit të Ramës


Opozita ka bojkotuar fjalën e kryeministrit Edi Rama. Pasi kanë tentuar të ndërpresin fjalën e Ramës, ligjvënësit demokratë janë larguar një nga një. I pari është larguar zoti Berisha dhe më pas zonja Topalli dhe zoti Paloka. Në një prononcim për mediat pas daljes nga Kuvendi, z.Berisha tha se “Rama i shpalli luftë opozitës” dhe me këtë politikë terrori dhe kërcënimi do i ketë ditët e shkurtra.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›