Reagimi i kreut të PD, Basha: Dje patëm një përpjekje antikushtetuese për t’i mohuar transparencën qytetarëve

Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar: “Programi qeverisës të na vihet në dispozicion sipas kushtetutës”
Pas rrjedhjes së votave në seancën e zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit, e nesërmja i mblodhi në selinë e Partisë Demokratike deputetët e opozitës. Kërkohej koordinim në seancën pasuese të votëbesimit të qeverisë Rama. Ende pa u mbledhur të gjithë një fitore u arrit. Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare shtyu seancën e orës 11.00 për pasdite. Deputetët e opozitës e përfunduan mbledhjen, por konsultimet mes kryetarit të Basha dhe kryesisë së grupit demokrat vazhduan gjatë. Medias i tha se nuk do të tolerohet asnjë imponim antikushtetues nga mazhoranca. E tillë sipas Bashës ishte përpjekja për të mbledhur seancën ndërkohë që ministrat nuk ishin dekretuar nga presidenti i republikës dhe programi qeveritar zyrtarisht nuk ishte depozituar “Mazhoranca duhet ta kuptojë se përgjegjësitë e saj sot janë përtej një shfaqeje mediatike, këto janë përgjegjësi kiushtetuese dhe duhet të ushtrohen në mënyrë kushtetuese”. Basha e përcolli si fitore të parimeve që ata mbrojnë “Nëpërmjet këtij qëndrimi Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbrojtën parimet e shenjta të transparencës përgjegjshëmrisë dhe llogaridhënies parlamentare, parime të cilat garantojnë qytetarët shqiptarë për sereiozitetin e funskionimit të institucioneve dhe garantojnë të drejtat dhe liritë e tyre në raport me veprimtarinë e qerverisë, garantojnë dinjitetin e tyre në raport me premtimet e qeverisë karshi tyre”- theksoi ai. Demokratët kanë kërkuar që paraqitja e programit të qeverisës nga Rama të pasohet edhe me oponencën e një përfaqësuesi të opozitës.
...