Llatja pret ambasadorin e Sllovakisë: Forcim partneriteti mes dy vendeve

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka pritur sot në ambientet e bashkisë së këtij qyteti, ambasadorin e Sllovakisë, Albin Otruba.
Kryebashkiaku i Elbasanit, shprehet se gjatë bisedës u diskutua forcimi i partneritetit mes Elbasanit dhe Sllovakisë, duke u fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës, edukimit, shëndetësisë dhe mbështetjes sociale.
“Bashkëpunimi ynë do të zgjerohet edhe më tej në fushat e turizmit, bujqësisë dhe kulturës, duke hapur rrugë të reja për zhvillim ekonomik dhe investime të qëndrueshme,” thotë Llatja në një postim në rrjetet sociale.
Nga takimi i kryetarit të bashkisë Elbasan, Gledian Llatja me ambasadorin e Sllovakisë 1 nga 6/r.e/a.f/