E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshjet popullore punimet ekspozohen ne parlament

Në ambientet e kuvendit të Shqipërisë, këtë fundjavë janë ekspozuar veshjet popullore të trevave të ndryshme të vendit. Të sjella me mjeshtëri nga Edlira Sula. Ekspozita u mbështet nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, e cila i vlerësoi këto punime, pasi sipas saj ato përcjellin tek publiku identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore. Kryetarja e kuvendit u shpreh se nisma të tilla do të vazhdojnë të mbështeten për të mbajtur gjallë traditën tonë.

“Veshjet popullore që na bëjnë të ndihemi krenarë dhe që ndajnë me një vijë të veçantë kulturën tonë, identitetin tonë të trevave të ndryshme. Ato janë fashion në llojin e tyre. Kombinimi i formave, i punës së duarve të arta të grave në përçimin e vullnetit të tyre për të ruajtur historinë, etnicitetin, identitetin tonë shqiptar. Të gjitha këto punime janë bërë në shtëpitë tona gjatë shekujve”- u shpreh Topalli.

Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë njerëz të njohur nga bota e artit kulturës, intelektualë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Edlira Sulejmani
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 25 qershor 2011 )

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›