E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lloris mund të braktisë Tottenhamin

Hugo Lloris e përshkroi fillimin e aventurës së tij në Tottenham si “situatë e vështirë” dhe nuk përjashtoi mundësinë e konsiderimit të largimit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pas transferimit në Tottenham në gusht, kapiteni i Francës ka startuar vetëm një takim në Premierligë kundër Aston Villës, derisa veterani amerikan Brad Friedel, 41 vjeç, preferohet nga menaxheri Andre Villas-Boas.

“Është situatë e vështirë. Jam duke u stërvitur dhe punoj në mënyrë profesionale”, deklaroi Lloris i cili, i pyetur nëse mund të largohet nga klubi, u përgjigj: “Gjithçka është e mundshme”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›