Strojan Muret i rrezon formimi i njeriut

Sfida e shkrimtarit te sotem ne Ballkan konkurrenca me bashkekohesit ne Evrope. Marjan Strojan tregon per vetedijen mbi letersine
Kur e pyeten poetin slloven Marjan Strojan nese e shikonte Evropen me me shume a me pak mure pas vitit 1989 ai tha Muret i rrezon formimi i njeriut. Ndersa diskutantet ne takimin e djeshem te Festivalit te Poezise Poeteka folen per muret gjuhesore kulturore administrative mes shteteve te Evropes Strojan preferoi te flase per muret e vegjel ata me te cilet perballet ne cdo moment nje shkrimtar muret e formimit te njohjes muret kulturore.
Sa per veten ai qysh ne kohen e studimeve ne ish-Jugosllavi kur filloi te shkruante nuk pati aq shume mure rreth e rrotull. Atje socializmi ishte ndryshe. I formuar ne epoken e Titos ai mund te lexonte Jean-Paul Sartre Jacques Derrida Martin Heidegger edhe pse para gjithe ketyre i keshillohej Marksi.
Marjan Sorjan 1949 eshte autor i vellimeve me poezi Ekskursion ne natyre 1990 Pagjumesi te vogla 1991 Avullore ne shi 2000 Diten qe me ke dashur 2004 etj. eshte perkthyes dhe kritik filmi. Ne biseden me te ndalemi te muret e vegjel.
Z. Strojan sipas jush nuk ekzistojne muret per nje shkrimtar me nje formim te plote e te thelle
Formimi eshte hapi i pare dhe me i shpejte qe duhet te hidhet. Per shkrimtaret qe jetuan ne diktature ndoshta mund te jete vone por per te rinjte eshte shume e rendesishme te jene ne te njejtin nivel me te rinjte evropiane. Atyre u duhet te konkurrojne me ta ne tregun e punes ne ekonomi ne kulture. Formimi i mire eshte rruga me e shkurter per te shembur muret mes kulturave dhe shteteve pergjithmone. Kjo i takon gjenerates se re ta beje.
Po ju ne rini ne ish-Jugosllavi me cfare muresh jeni ndeshur
Ne ishim ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste. Kishim nje treg me te madh e me te konsoliduar gje qe mund te thuhej per muziken pikturen per te gjitha artet. Ne territorin Jugosllav jetonin rreth 20 milione banore. Tani jane vetem ishuj te vegjel.
Megjithate ne njerin krah kemi fituar ne tjetrin kemi humbur. Tani jemi te hapur me Evropen. Ne shkolle kam mesuar anglisht qysh kur isha 12-13 vjec. Mendoj se kjo me ka bere mire. Doja te mesoja edhe rusishten sepse te kjo gjuhe gjeje autore shume te mire dhe doja ti lexoja ne origjinal. Poetet e mi te zemres ishin Ahmatova dhe Pasternak.
Ne kohen e studimeve kam njohur autore angleze amerikane franceze gjermane. Ish-Jugosllavia ishte nje vend i hapur ne kete aspekt ishte ndryshe nga Rumania Bullgaria Shqiperia. Mund te lexoje cdo gje. Kujtoj vitin 1968 kur u ktheva nga Anglia kisha kaseten Imagine te Bitellsave. Kur u ktheva ne Ljubjane mesova se aty gjithkush e kishte.
Ne nuk ishim aq te mbyllur. Sigurisht qe nuk mund te thuhej asgje kunder Titos sepse perfundoje ne burg. Por edhe ne nuk ishim aq te etur per te folur keq kundrejt tij. Qesh. Diktatori qe ne kishim ishte ndryshe nga Enver Hoxha.
fare ndodhi me letersine sllovene pas shembjes se Murit te Berlinit
Nuk pati ndonje ndryshim rrenjesor. Edhe para 90-es u ndoqen te gjitha rrymat. Ne kaluam nga avangarda ne vitet 20 patem ekspresionizmin ne vitet 30 me tej futurizmin me 1940. Sigurisht qe pas Luftes se Dyte Boterore realizmi socialist ishte i detyrueshem ne letersi por zgjati afro 5 vjet. Sepse ne vitet 1948 Titoja prishi marredhenien me Stalinin dhe e gjitha mori fund.
Praktikisht nuk kishte patur ndonje ndrydhje te madhe me perpara. Letersia nuk pati as edhe ndonje ndryshim te madh cilesor. Ndoshta eshte pak me e veshtire tani per tu publikuar ne vende te tjera te ish-Jugosllavise. shte e veshtire qe shkrimtaret sllovene te botohen ne Beograd por e kane me te lehte per tu botuar ne Berlin ama.
U duk sikur i keshilluat shkrimtaret shqiptare qe te mos varin cdo shprese te Evropa meqe pervoja ju ka treguar se po te prisnit prej Evropes librat tuaj nuk kishin per tu perkthyer kurre.
Si e shpjegoni kete shprese e kembengulje te shqiptareve
Njerezit e njohin shume pak Evropen. shte nje kureshtje e natyrshme. Ata duan te njohin dicka qe nuk e njohin. Kjo eshte gje shume e mire.