E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD inspektim te befasishem ne gjykaten e Tiranes

Inspektoret kontroll zyrave dhe sallave te gjyqit gjenden shkelje ne orare dhe zhvillime gjyqesh. Sallat e gjyqit bosh gjykimi ne zyra

Numri i madh i ankesave nga qytetare dhe subjekte te ndryshme per gjyqtaret dhe zvarritjet e gjyqeve prej tyre kane detyruar Keshillin e Larte i Drejtesise te nise mengjesin e djeshem nje sere inspektimesh te befasishme ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane ne seksionin civil dhe ate penal. Ne krye te 12 inspektoreve ka qene edhe numri dy i KLD-se z. Kreshnik Spahiu. Ky inspektim eshte bere duke marre shkas nga ankesat e qytetareve apo subjekteve te tjera per mungesen e theksuar te disiplines etikes solemnitetit ne seancat gjyqesore ne gjykaten e kryeqytetit. Ky inspektim nuk do te perfundoje vetem ne Tirane pasi shume shpejt por e papercaktuar ne data konkrete per efekt befasie inspektoret do te vizitojne edhe gjykatat e tjera ne vend.

Inspektimi

Ne pjesen me te madhe te zyrave vetem sekretare sallat e gjyqit bosh ndersa ne monitoret e katit te pare seanca gjyqesore te percaktuara per oren 0800 dhe ne vijimesi. Kjo ka qene panorama qe te ofrohej dje ne mengjes ne gjykaten me te madhe ne vend ate te kryeqytetit kur inspektoret dhe z. Spahiu ia kane behur ne ambientet e saj te shoqeruar nga nje numer i konsiderueshem gazetaresh ndersa menjehere u konstatua se ne ate ore ne gjykate kishte me teper vizitore hallexhinj qe prisnin fillimin e gjyqit sesa gjyqtare. Inspektoret ia kane behur zyre me zyre apo ne te gjitha sallat e gjyqit qe disponojne dy godinat e gjykates se Tiranes ku ka rezultuar se pjesa me e madhe e gjyqtareve nuk gjendeshin ne zyra sallat e gjyqit ishin bosh ndersa oraret e gjyqeve te caktuara prej tyre nuk zbatoheshin. Te gjendur perballe kesaj situate inspektoret kane mbajtur procesverbale per te gjitha shkeljet e konstatuara dhe te gjitha do ti behen te ditura Ministrise se Drejtesise nga e cila priten edhe propozimet perkatese per procedime disiplinore. Inspektimi i djeshem pritet te sjelle pasoja negative per karrieren dhe vleresimin e gjyqtareve qe do te gjenden me shkelje. Z. Spahiu gjate monitorimit te ketij inspektimi te befasishem theksoi Qytetaret nuk mund te jene viktima te zvarritjeve te proceseve gjyqesore por duhet tu garantojme barazine ne nje proces te rregullt ligjor. Drejtesia nuk duhet vetem te jepet por edhe te duket e tille. Zoti Spahiu nder te tjera theksoi Cdo seance gjyqesore civile penale administrative apo familjare do jete ne vezhgimin e Keshillit te Larte te Drejtesise deri ne standardizimin e nje disipline te hekurt ligjore si garanci per palet ne proces dhe unifikimin e procedurave strikte e profesionale ne gjykim. Inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise ka nisur nje verifikim dhe inspektim qe do te zhvillohet per disa jave ne kete gjykate. Tre jane objektivat e inspektoreve konkretisht te shohin respektimin e orarit te fillimit te seancave gjyqesore nga gjyqtaret respektimin e etikes transparences dhe normave te solemnitetit ne gjykim si dhe zhvillimin e seancave me dyer te hapura ne salla te posacme gjykimi. Sipas z. Spahiu mungesa e disiplines dhe respektimit te normave te solemnitetit eshte bere objekt i pakenaqesive dhe ankesave te publikut gje e cila e ka motivuar Keshillin e Larte te Drejtesise te hidhet ne veprim nepermjet inspektimeve ne terren te aktivitetit te gjyqtareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›