Komisioni i sigurisë “OK” lundrimit të varkave me vela dhe jahteve

Komisioni i sigurisë ka miratuar ndryshimet e propozura nga mazhoranca për moratoruimun e skafeve duke rënë dakord me amendimin që lejon në ujrat shqiptare vetëm varkat me vela dhe jahtet .
Përballë këmbënguljes së opzitës për shfuqëzimin e plotë të moratoriumit të skafeve deputeti demokrat Osman Metalla argumentoi propozimet e shumicës me faktin se këto mjete lunduese nuk mund të përdoren nga trafikantët.
Por për iniciatorin e heqjes së moratorutimi të skafeve, Artan Gaci, mendimet favoriziojnë vetëm një kastë personash dhe jo qytetarët e thjeshtë.
Komisioni i sigurisë do ti kushtojë edhe një tjetër mbledhje çëshjtes së moratoumit të mjeteve lundurese, pasi deputet e PS-së kërkuan të diskutohet edhe një herë mundësia e lejimit të skafeve me motorrë jo më të fuqishëm se 20 ose 30 kuaj fuqi.