E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lotaria, Rama: Bode gënjen, të largojë duart nga paratë e popullit

Vazhdojnë replikat dhe kundëreplikat në aksin opozitë- Ministri e Finacave lidhur me Llotarinë Kombëtare. Pas reagimit vetëm pak caste më parë të zv.Ministrit të Financave, Alfred Rrushaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit socialist Edi Rama në rrjetin social Twitter, i cili akuzon Ministrin e Financave Ridvan Bode, se gënjen kur thotë se ka kërkuar konsulencë, pasi sipas tij e ka kerkuar pasi ka vendosur fituesin me tender te qepur sipas mases se klienteles se vet. Rama ripërsërit dhe njëherë kërkesën për dorëheqje të Bodes, ndërsa ironizon se Ministrit të Financave i ka mbetur dora brenda ne arken e parave te popullit dhe nuk e heq dot.
 

“Flet Bode:Kemi kerkuar konsulence! Genjen! E ka kerkuar pasi ka vendosur fituesin me tender te qepur sipas mases se klienteles se vet! Prape Bode:Opozita i di hapat qe kam ndjekur! Nuk genjen!I dime te gjitha,dime edhe ortaket e Bodes ne kete biznes,jane kliente te pushtetit. Tani dy fjale Bodes:Ky eshte krim ekonomik.Ky eshte korrupsion.Ky eshte bixhoz me parate e popullit. Ky eshte fillimi i fundit te qeverise!Bodja duhet te dorehiqej po dora i ka mbetur brenda ne arken e parave te popullit dhe nuk e heq dot!Do tia heqe populli me vote ne 2013” shkruan Rama.
 

Më herët Ministria e Financave përmes zv.Ministrit Rrushaj i cilësoi “shpifje dhe presion ndaj komisionit te tenderit te Lotarise Kombetare vetem sepse klienti i tij nuk plotesoi kushtet e gares”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›