E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llullakun e do Lacio e Kievo

Një shqiptar largohet nga lista, një tjetër afrohet në listë. Bëhet fjalë për bllokun e preferencave të drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, i cili përgënjeshtroi interesimin për mbrojtësin Mërgim Mavraj, por ka hapur një dritare të re për një tjetër kuqezi. Ai është 25-vjeçari Azdren Llullaku, i cili u grumbullua për herë të parë nga trajneri i Kombëtares shqiptare për ndeshjen kundër Norvegjisë. Sulmuesi, që aktualisht luan për klubin rumun të Gaz Metanit, nuk është vetëm në lupën e Lacios, sepse sinjale për të ka dërguar edhe Kievo. Lajmin e bëjnë të ditur media të ndryshme italiane, duke theksuar se diçka më shumë rreth kontakteve me lojtarin kuqezi do të mësohet gjatë ditëve të ardhshme. Por të gjitha këto shkrime të medieve italiane futbollisti shqiptar i ka mohuar për "Asport".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›