E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llumi i llumit

Ardit Rada

Deklaratat e një pseudo zyrtari të një partie fantazmë në emisionin Opinion i vuri vulën edhe një herë brutalitetit dhe injorancës së njerëzve të cilët na kanë në dorë bukën e gojës e si rrjedhojë shpirtin. Rasti i Murat Bashës, sekretarit të partisë zogiste nuk bën gjë tjetër veçse vërteton se njerëzit të cilët e shohin Atdheun më të pastër duke marrë plehrat e botës, nuk mund të jenë njerëzit që do të na udhëheqin drejt proceseve integruese apo suksesit kolektiv.

Pas deklaratës se nëse djali im është homoseksual, e vras Murati ngase e kuptoi se i foli ajo gjëja para mendjes u tërhoq duke thënë se e kam vetëm për djalin tim këtë, dhe skam gjë me homoseksualët. Psikika e njeriut me tendencë kriminale duhet shqyrtuar seriozisht për dy arsye banale. E para, sa e thjeshtë qenka që Murati të gjejë armë e të vrasë dhe e dyta, kur Murati vret të birin si mund të jetë person i parrezikshëm për fëmijët e të tjerëve?!

Murat, nën cilësinë e njeriut të dhimbsur të uroj që Zoti mos të të ketë dëgjuar se ai stë fal si shteti ynë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›