E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra çamë marshojnë në Qafë Botë, Idrizi: Krenarë që jemi çamë

Sarandë- Komuniteti çam ka nisur pasditen e sotme në Qafë Botë marshimin në kuadër të Javës së kulturës dhe historisë së Çamërisë.

Marshimi është ndarë në dy pjesë, fillimisht është bërë përurimi i nisjes së punimeve për ndërtimin e Varrezave Monumentale çame, ndërsa më pas është kryer levizja në në Qafë Botë, ku humbën jetën më shumë se 3000 shqiptarë nga gjenocidi grek.

Mësohet se kanë qenë me mijëra persona që kënë marrë pjesë në marshim mes të cilëve kreu i PDIU- së- Shpëtim Idrizi dhe kreu i Vetë Vendosjes Albin Kurti.

Gjatë përurimit të varrezave në Kollgjerë, janë ndezur qirinj në nder të viktimave, ndërsa guri i parë për ndërtimin e monumentit është vënë nga kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi.

Sipas Idrizit ky është guri i themelimit të çështjes Çame dhe Çështja çame do të futet në kanalet diplomatike dhe kthimi pranë vatrave tona nuk do të jetë i largët”.

Më tej një manifestim gjigand është zhvilluar në Qafë Botë, ku janë kënduar këngë historike çame dhe janë kryer një sërë aktivitetesh për të nderuar dhe kujtuar 3000 viktimat e gjenocidit grek. Ndërsa kreu i PDIU- së u shpreh se ky aktivitet sjell bashkimin e Çamërisë, dhe sjell një kujtim historik për viktimat që ranë nga barbarizmi grek.

Ne jemi sot në përfundim të marshimit të paqes të dinjitetit. Ne kuptuam se Çamërinë nuk e duan vetëm camët, ne kuptuam se Çamerinë e duan të gjithë shqiptarët anë e mbanë shqipërisë. Ne sot jemi në të dyja anët e kufirit, këtë është Çamëri edhe ande është Çamëri. Ne sot hoqëm pllakën e turpit të komunizmit që nuk u dha një pllakë kujtimi atyre që ranë. Ne sot jemi para zotit për veprën përkujtimore, sot ne besojmë se zoti do ta çmojë veprën që ne realizuam sot. Unë jam i bindur se zoti në atë botë do tregohet mi 2900 më i drejtë seç u treguan këta kriminelë në këtë botë këtu. Ne i dhamë familjarëve të tyre ku jo vetëm në qershor por çdo vit e muaj të nderojnë kujtimin e tyre,- tha Idrizi.

67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjer. Mbi çamët u ekzekutua një plan i përgatitur, për ti asgjësuar tërësisht si komunitet nga dheu i të parëve , vetëm sepse ata i përkisnin një komuniteti etnik, fetar dhe social, të ndryshëm nga popullsia shumicë.

Gjatë kësaj jave PDIU- ka organizuar një sërë aktivitetesh informuese mbi kulturën dhe gjenocidin grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›