E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: PS do bëjë gjithçka që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE

Share

Me ftesë të grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla morën pjesë në mbledhjen e Grupit S&D të zhvilluar në Bukuresht. Gjatë kësaj vizite z.Ruçi zhvilloi takime me drejtues të lartë të Parlamentit Europian. Ai u takua me Presidentin e Grupit S&D Hannes Svoboda, zv.presidentin Libor Ruçek, eurodeputetët Tanja Fajon dhe Viktor Boshtinaru. Gjithashtu delegacioni i Partisë Socialiste pati një takim edhe me kryeministrin rumun z.Viktor Ponta.

Ruçi iu drejtua mbledhjes së grupit socialist dhe demokrat duke bërë një prezantim të zhvillimeve politike në Shqipëri, të ecurisë së procesit të integrimit europian duke shprehur qartë angazhimin e plotë dhe të gjithanshëm të Partisë Socialiste në funksion të përmbushjes së kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ruçi i kërkoi 184 eurodeputetëve të majtë në Parlamentin Europian të mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE dhe në mënyrë të veçantë marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti. Në përgjigje të kërkesës së z.Ruçi qoftë Presidenti Svoboda ashtu edhe zv.Presidenti Ruçek garantuan qëndrimin pro zgjerimit të së majtës europiane dhe se BE nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin perëndimor dhe Shqipërinë në mënyrë të veçantë.

Jam këtu me ftesë të grupit socialist dhe demokrat të Parlamentit Europian. Ishin të ftuar të gjithë kryetarët e grupeve të Ballkanit perëndimor, ku një panel i veçantë ju kushtua perspektivës europiane të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian si në prezantimin e situatës politike në Shqipëri. Gjatë panelit që ju kushtua problematikës politike të Ballkanit perëndimor, ashtu edhe në takimet e veçanta që unë pata gjatë këtyre dy ditëve me presidentin e grupit parlamentar socialist dhe demokrat të Parlamentit Europian z.Svoboda, me zv.presidentin e këtij grupi me z.Ruçek, me europarlamentarët Tanja Fajon dhe Viktor Boshtinaru e deri tek kryeministri i vendit mikpritës të grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian të Rumanisë, shkëmbyem mendime lidhur me situatën politike në Shqipëri, perspektivën europiane të Shqipërisë, problematikën që ka Shqipëria. Në mënyrë të veçantë nga ana jonë e nënvizua që opozita shqiptare, Partia Socialiste, do të bëjë gjithçka që në vjeshtën e këtij viti Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat të refuzuar tashmë prej dy herë radhazi dhe nga ana tjetër me bashkëbiseduesit e mi dhe jo vetëm ata por edhe me grupin parlamentar gjeta një predispozicion dhe një mbështetje të kësaj perspektive europiane të vendit tonë, tha Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›