Lobojnë për njohje në Mekë

Yağcilar dhe Agani gjatë takimeve me ministrat e shteteve të dy organizatave në fjalë, përveç përcjelljes së qëndrimeve të njohur publikisht të Kosovës për situatën në Siri, do të lobojnë për njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të organizatës, një pjesë e të cilws ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Lobimin e dy ministrave të Qeverisës së Kosovës pranë anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik e ka konfirmuar këshilltari për Medie i ministrit Hoxhaj, Artan Behrami.
Sipas tij, kjo vizitë është në kuadër të aktiviteteve gjithëpërfshirëse në procesin e lobimit, me ç’rast edhe dy ministrat kanë udhëtuar në Mekë me qëllim lobimit për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.
Behrami tha se aktivitetet e tilla, të parapara edhe në strategjinë për njohjen e Kosovës të miratuar nga Qeveria e Kosovës, pritet të kenë impakte të rëndësishme në këtë drejtim, pasi që strategjia parasheh involvim të sa më shumë personaliteteve dhe zyrtareve institucional në procesin e lotimit.
Ai tha po ashtu se njohja nga shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe vendet e Ligës Arabe ka qenë në fokus të aktiviteteve të ministrit Hoxhaj që nga fillimi i marrjes së mandatit.
“Gjatë kësaj periudhe Hoxhaj ka marrë pjesë në disa aktivitete si dhe ka zhvilluar takime me shumë udhëheqës të vendeve të kësaj pjese të botës, si dhe ka pasur takime e kontakte të vazhdueshme me udhëheqësit e dy organizatave në fjalë”, tha Behrami.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik, më herët e quajtur Organizata e Konferencës Islamike, më 5 korrik 2011, ka miratuar një Rezolutë për situatën në Kosovë, ku i ka bërë thirrje shteteve anëtare të saj që të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.