Shirat largojnë të nxehtin afrikan
Shiu që lagu shumë zona të vendit e midis tyre edhe kryeqytetin, largoi temperaturat e larta dhe të nxehtin afrikan. Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie me 2 gradë, si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era ka fryrë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, më e fortë në detin Jon, duke arritur shpejtësi deri në 40 km/orë nga drejtimi verior-veriperëndimor, për pasojë dallgëzimi në brigje shënon 2 ballë, ndërsa në det të hapur, 5 ballë. Zonat malore dhe juglindore do të përfshihen nga rënie të temperaturave, të shoqëruara me vranësira dhe shira të dobët. Megjithatë pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin nuk duhet tu tremben shirave, sepse meteorologët parashikojnë temperatura të favorshme për plazh dhe rrezet e diellit do të vazhdojnë të tregojnë se stina e verës ende nuk ka përfunduar, ndaj dhe vazhdoni të planifikoni pushimet tuaja.
Shirat largojnë të nxehtin afrikan burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip