"Brenda 2010-tes, Bregu me rruge te asfaltuara"
Zona e Bregut te detit Jon do te behet nje nga zonat me te lakmuara turistike jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe Evropen. Ky ishte premtimi qe beri dje, gjate vizites se tij ne disa fshatra te Bregut, kryeministri Berisha. "Qeveria eshte e vendosur t'ju ndihmoje juve dhe te beje cdo investim ne menyre qe Bregu te behet nje nga zonat me te famshme ne Evrope, per turizmin dhe nje nga zonat me te bukura te saj, jo vetem te Shqiperise", theksoi Berisha. Pas inaugurimit te ujesjellesit te lagjes "Gjileke", kryeministri theksoi se se shpejti do te nisin punimet per ujesjellesit e Vunoit dhe Himares, per ta pajisur kete zone turistike me 24 ore uje pa nderprerje. Po keshtu, Berisha premtoi se do te punohet me nje ritem te larte e per te perfunduar infrastrukturen rrugore te gjithe zones. Ne kete kuader, kreu i ekzekutivit, informoi se jane tenderuar dhe do te fillojne punimet ne rrugen e plazhit poshte Palases, rruget e plazhit ne Dhermi, shetitorja e "Potamit" ne Himare, rruga e plazhit ne Kakome, rruga e plazhit te Jales, rruga e plazhit te Lukoves, rruga e plazhit te Livadhes. "Ju garantoj se brenda vitit 2010, do te perfundojne se asfaltuari te gjitha rruget e fshatrave tuaja, qe te cojne drejt detit", premtoi kryeministri. Nga ana tjeter Berisha theksoi se nje vemendje e vecante do t'i kushtohej edhe impianteve te ujerave te zeza, ne menyre qe te ruhej pastertia e ujerave te kesaj zone. Gjate takimeve te tij ne komunat e Bregut, u shoqerua nga deputet te PD-se, dhe kryebashkiaku i Himares Vasil Bollano.
Perurimi
Kryeministri Berisha inauguroi dje Ujesjellesin e lagjes "Gjileke". Ky Ujesjelles, i cili kap nje vlere prej 41 milione lekesh, furnizon me uje 460 familje per 24 ore gjate gjithe vitit. Ujesjellesi siguron nje furnizim te panderprere me uje edhe per periudhen e veres, kur kjo zone vizitohet nga nje numer i madh turistesh.
Perurimi
Kryeministri Berisha inauguroi dje Ujesjellesin e lagjes "Gjileke". Ky Ujesjelles, i cili kap nje vlere prej 41 milione lekesh, furnizon me uje 460 familje per 24 ore gjate gjithe vitit. Ujesjellesi siguron nje furnizim te panderprere me uje edhe per periudhen e veres, kur kjo zone vizitohet nga nje numer i madh turistesh.