E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet sheshi "P.Marko": Nje "kapiten" i letrave shqipe

Ne vijim te vizites se tij ne fshatrat e Bregut, kryeministri Berisha inauguroi sheshin "Petro Marko", ne qender te fshatit Dhermi. Gjate fjales se tij, Berisha vleresoi punen e bere ne ndertimin e ketij sheshi, duke e konsideruar te rendesishme, jo vetem per infrastrukturen e brendshme te Dhermiut, por edhe me ndikim ne potencialet turistike te ketij fshati. Po keshtu gjate nje vizite ne shtepine e shkrimtarit te njohur, kryeministri theksoi qe kjo shtepi, duhet te kthehet ne muze. "Petro Marko eshte nje "kapiten" i vertete i letrave shqiptare. Por jo vetem kaq. Ai ishte nje burre qe e deshi lirine dhe ishte i vendosur, te bente cdo sakrifice per te. Aq sa duhet te bente nje njeri per lirine, Petro Marko e beri gjate gjithe jetes se tij", deklaroi Berisha. Sheshi i inauguruar dje per nder te shkrimtarit, kapi shifren e 7 milione lekeve dhe perfshin shtrimin e 1.150 metrave katrore kalldreme te qendrueshme, sistemin e largimit te ujerave te shiut, ndricimin e plote te sheshit dhe te shkalleve qe te cojne ne te, si dhe rikonstruksionin e 150 metrave katrore te veshjes me pllaka te sheshit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›