E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 62-vjeçari, ushtronte veprimtari te palicencuar

Specialistet e Seksionit te Luftes Kunder Krimit Financiar prane policise se kryeqytetit, ne bashkepunim me inspektoret e Policise Tatimore, ushtruan dje nje kontroll te tregu i lire perpara Albtelekomit, ne lidhje me veprimtarine e ushtrimit te aktivitetit te palicencuar, ku u procedua penalisht shtetasi: Çerçiz Haxhi Avdia, 62 vjeç, banues ne Tirane. Shtetasi do te ndiqet penalisht ne zbatim te nenit 90 te Ligjit Nr. 9662 te dates 18.12.2006, per ”Ushtrim te paligjshem te veprimtarise valutore”. Ne cilesine e proves materiale shtetasit iu sekuestruan: nje sasi bonosh privatizimi dhe nje sasi parash: 124 700 leke, bono privatizimi me prerje 15 000 – cope dy, bono privatizimi me prerje 20 000 – cope 20 dhe bono privatizimi me prerje 40 000 – 8 cope. Materialet i kaluan Prokurorise se Tiranes, per hetime te metejshme per kete shtetas.

Rreshqet dheu, vdesin dy punetore

KORÇE - Dy persona gjeten vdekjen dje rreth ores 14:30, si pasoje e rrezimit te nje masivi dheu ne zonen ku ata po punonin per hapjen e nje kanali vadites. Burimet policore thane se ngjarja tragjike, me pasoje vdekjen e shtetasit Kasem Shameti, 40 vjeç dhe Kujtim Bregu, 60 vjeç, ndodhi ne fshatin Dvoran, rreth 5 km larg qytetit te Korçes. Te njejtat burime saktesojne se te aksidentuarit ishin duke punuar per hapjen e nje kanali vadites per kopshtet e tyre, kur u mbuluan nga nje masiv dheu, qe ka rreshqitur ne menyre te papritur. Me gjithe kerkimet e deritanishme trupat e dy viktimave ende nuk jane gjetur. Ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta te policise si dhe grupi hetimor per te hetuar shkaqet e kesaj ngjarjeje tragjike.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›