E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loew: Duhet ta fitojmë ndeshjen e dytë grupore

Strategu gjerman, Joachim Loew, ka urdhëruar lojtarët e tij që të fokusohen në lojën e tyre gjatë ndeshjes ndaj Holandës në Euro 2012.

“Të gjithë e dinë se Holanda është një skuadër që është në nivel të lartë botëror dhe ka qenë e tillë për shumë vite falë kualitetit dhe mënyrës së lojës”.

“Ata gjenden në një situatë të vështirë, sepse e humbën ndeshjen e parë, mirëpo kjo nuk ka rëndësi për ne”.

“Ne duhet të shikojmë se çfarë mund të bëjmë, ne duhet ta fitojmë ndeshjen e dytë grupore”.

“Nuk mendoj se Holanda meritoi të humbte nga Danimarka, sepse patën shumë raste dhe ishin shumë të pa fat”, ka thënë Loew.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›