Çekia tri pikë ndaj Greqisë. Polonia barazon me Rusinë dhe shpreson për më tej
GRUPI A
GREQI ÇEKI 1-2
POLONI RUSI 1-1
| 1. | Russia | 2 | 1 | 1 | 0 | 5:2 | 4 | |
| 2. | Czech Republic | 2 | 1 | 0 | 1 | 3:5 | 3 | |
| 3. | Poland | 2 | 0 | 2 | 0 | 2:2 | 2 | |
| 4. | Greece | 2 | 0 | 1 | 1 | 2:3 | 1 | |
Çekia ndaj Greqisë ka bërë autokritikën e humbjes me Rusinë, duke fituar 2-1 dhe çekët mbajnë vendin e dytë në grup. Në dallim nga ndeshja e parë, ndaj Greqisë, çekët e nisin vrullshëm takimin, ku në gjashtë minuta shënuan dy gola. Në minutën e tretë Jiraçek shënon golin e parë, tre minuta më vonë është radha e Pilar për të shënuar, 2-0 për Çekinë. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, rezultat i cili duket sikur e vë në gjumë skuadrën çeke. Pjesa e dytë është grekëve që në minutën e 53-të Gekas përfiton nga gabimi i portierit Peter Çeh dhe shënon golin e parë. Por i gjithë takimi u mbyll me fitoren 2-1 të Çekisë, që fatin e kualifikimit e vendos në ndeshjen e tretë me Poloninë.

Polonia edhe në ndeshjen e dytë në grupin A ka marrë një barazim 1-1, ku përballë kishte Rusinë që në ndeshjen e parë shkatërronte 4-1 Çekinë. Pjesa e parë ka shkuar në favor të rusëve, që në minutën e 37-të shënojnë me Dzagoev. Me këtë përfundim të pjesës së parë u duk se Rusia do ta kishte të lehtë për të marrë fitoren e dytë në EURO 2012, por vendasit në pjesën e dytë hyjnë më të karikuar. Në minutën e 57-të Blascykovski shënon një gol të bukur duke barazuar shifrat në 1-1. Përpos rasteve nga të dy ekipet i gjithë takimi mbyllet në barazim 1-1, ku Rusia me 4 pikë kryeson grupin A, ndiek ÇEKIA ME 3, PASTAJ VJEN Polonia me 2 pikë dhe mbyll Greqia me një pikë. Ky takim u karaktarizua edhe nga përleshje mes tifozëve , perleshje qe nisen ne rruget e Varshaves.

