E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 vjeçarët kuqezinjë marrin pikë në Rusi

Rusi U21 – Shqiperi U21 0-0

Rusia: Zabolotni, Beljaev, Logashov, Çiçerin, Burlak, Petrov, Osdoev (Shatov 55),Bibilov, Khubulov (Kanunikov 66), Smolov, Delkin. Trajner: N. Pisarev
Shqipëria: Frashëri, Matoshi, Sallaj, Prençi, Bajraktari, Dosti (Shkurtaj 69), Brahimi, Sadiku, Tahipi (Gashi 60), Fejzullahu, Delia (Hoxha 31). Trajner: S.Gega

Gjyqtarë: I. Anastaslou, A. Ioanou, S. Nikita (Qipro)

Shqipëria U-21 e trajnerit Skënder Gega ka  bërë një paraqitje të mirë, pasi kanë barazuar 0-0 në takimin me Rusinë, e cila mban vendin e dytë në Grupin 6 paraeliminator. Takimi i zhvilluar në Moskë ka treguar një Shqipëri ambicioze e cila në pjesën e parë u tregua e kujdesshme në mbrojtje, duke u bërë ballë me sukses furisë së sulmeve ruse. Në pjesën e dytë kuqezinjtë e rrisin nivelin e lojës dhe në disa raste janë të rrezikshëm, por pa mundur të shënojnë. Shqipëria vinte në këtë takim pas humbjes 3-1 që morën në Portugali para pesëditësh. Por në dallim nga sfida me Portugalinë, ndaj Rusisë u pa një Shqipëri më e qartë në lojë.

Renditja Grupi 6

1 Portugali 7 4 2 1 15 6 9 14
2 Rusi 6 4 1 1 11 2 9 13
3 Poloni 6 3 1 2 12 9 3 10
4 Shqiperi 7 1 2 4 10 16 -6 5
5 Moldavi 6 1 0 5 6 21 -15 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›