Shevchenko pëson aksident, 3 orë pas ndeshjes!
Sulmuesi ukrainas Andrey Shevchenko nuk ka mundur të festojë natën e madhe kur arriti të udhëheqë Ukrainën drejtë fitores ndaj Suedisë në Euro 2012, me 2 golat e shënuara nga ai.
Sulmuesi i njohur ukrainas, vetëm 3 orë pas ndeshjes, u përfshi në një aksident por fatmirësisht pa pasoja të mëdha. Automjetin e Shevës(vetura e bardhë) e goditi një person nga mbrapa, por për fat të mirë mjeti e tij u godit nga anash dhe dëmet ishin vetëm materiale.
Shevchenko në një intervistë për mediat ukrainase deklaroj se ishte i shqetësuar sepse me të gjendej gruaja e tij e cila është shtatëzënë.