Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri i ekipit kombëtar, Medin Zhega
Sot rreth orës 15:00 ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti dhe trajneri i Kombëtares, Medin Zhega. Sportisti shkodran ndodhej prej më shumë se një viti në gjendje shumë të rëndë, pas një incidenti në Kanada, ku ai theu një prej rruazave të shtyllës kurrizore. Ky incident bëri që ish-tekniku i ekipit kombëtar dhe një prej figurave më të njohura të sportit në vend, të ishte në një gjendje thuajse të paralizuar. Ai u soll nga Kanadaja me një avion special pak muaj më parë dhe qëndronte në gjendje të rëndë në spitalin numër 5 në Tiranë. Sot ai ka ndërruar jetë, duke bërë që miqtë, të afërmit dhe futbolli shqiptar të humbasin një prej figurave më të shquara.
Kush ishte Medin Zhega
Ka lindur në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Kimi-Mercologji. Ka kryer studimet e larta edhe në Intitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve Vojo Kushi (sot Akademia e Sporteve). Në periudhën 19631979, ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit. Në vitet 1984-1986 ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit kombëtar. Në vitet 1992-1996 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit kombëtar të Shqipërisë. Nën drejtimin e Mjeshtrit Zhega, skuadra jonë kombëtare, në vitin 2001, fitoi turneun Rothmans në Maltë. Pasi shkarkohet nga detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar të Shqipërisë, post që e mbajti deri në vitin 2001, ai emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përsëri, këtë post e mban deri në vitin 2010. Ka fituar titullin e lartë Mjeshtër i Merituar i Sportit. Në vitin 2009, për nder të 90-të vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh Vllaznia, ai u nderua me titullin Qytetar Nderi i Shkodrës. Më 5 maj 2011, gjatë një udhëtimi familjar dhe qëndrimi në Toronto të Kanadasë, pësoi aksidentin fatkeq, që e la për më shumë se 1 vit në
