E Diel, 1 Nëntor 2026

Loew vazhdon me Gjermaninë

BERLIN-Selektori i Gjermanisë, Joachim Loew ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të këtij vendi për vazhdimin e kontratës. Protagonist me skuadrën e tij, e cila dhuroi lojën më të bukur në Botërorin e fundit, ish asistenti i Jurgen Klinsmann ka rëndë dakord që të mbetet në krye të Gjermanisë deri në evropianin Euro 2012, bashkë me asistentin e tij, Oliver Bierhoff.

“Tani fillon një fazë e re. Ne kemi një grup të vështirë të kualifikimeve për Evropianin e Polonisë dhe Ukrainës. Ne kemi ide të qarta se si ta zhvillojmë këtë ekip të ri. Unë shoh një potencial të madh tek këta lojtarë”, tha Loew.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›