E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Mendimii GJND-së në favortë Kosovës

PRISHTINE- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi sot se nuk ka asnjë dilemë që mendimi i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës.

Këto komente, presidenti i Kosovës i bëri në Pejë, gjatë vizitës së tij në Gjykatën Komunale dhe atë të Qarkut të kësaj komune.

Presidenti vlerësoi se mendimi i GJND-së do të jetë në përputhje me vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi, vullnet që sic tha ai, është mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar.

Ndërkaq, presidenti Sejdiu ripërsëriti qëndrimin e tij, se statusi i Kosovës do të jetë i pa negociueshëm në rast se vendoset të ketë biseda me Serbinë.
(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›