E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Logjika e Grave", shou diskriminues Nga Daisy Sindelar



Shpejt! A mund te matet nje grua nga ajo se si duket apo se cka di? Kjo eshte pyetja qe eshte shtruar ne kuizin kunderthenes "Logjika e Grave" ne Gjeorgji, vlerat argetuese te se ciles bazohen me shume ne pamjen e femrave te reja, mezi te veshura, te cilave iu shtrohen pyetje tejet te thjeshta, derisa garuesit meshkuj parashikojne rezultatin.

Prezantuesi: Le t'i paraqesim vajzat tuaja per ju.

Mashkulli numer 1: Po. Natyrisht.

Vajza numer 1: Tungjatjeta, une jam Maka Macarashvili, balerine me profesion. Kam shume deshire te kendoj, por, fatkeqesisht nuk kam talent, prandaj nuk mund te kendoj.

Vajza numer 2: Tungjatjeta, une jam Alina, ekonomiste me profesion. Deshiroj te pikturoj dhe nuk me pelqen kimia.

[Audienca duartroket]

Prezantuesi: A mendoni se keto vajza e dine, se sa kilograme jane ne dy tone?

[Audienca qesh]

Mashkulli numer 1: Cka tha njera nga to? Qe nuk e pelqen kimine?

Prezantuesi: Por, por, me sa kujtoj, njera nga to ishte ekonomiste.

Mashkulli numer 2: Tonet dhe kilogramet jane nje ceshtje (e komplikuar) per nje balerine.

Sipas formatit, gara ngjan me kuizin e stilit perendimor "A je me i mencur sesa nje nxenes i klases se peste?", qe teston njohurite e pergjithshme te te rinjve te rendomte, dhe zakonisht nxjerr rezultate te tmerrshme.

Por, "Logjika e Femrave", qe ka debutuar ne Gjeorgji ne muajin e kaluar eshte unike ne perzgjedhjen e berjes shaka ne llogari te vetem nje gjinie, me pyetje te rastesishme, duke u nisur nga ajo se sa e gjate eshte penalltia e deri te ajo nese Lenini ishte viktime e Inkuizicionit.

Programi- garueset femra te te cilit vene shume grim dhe pozojne ne nje divan perplot shkelqim me gota shampanje ne duar- ngriten shpejt nje re te protestave te gjeorgjianeve, qe thone se programi po shkel kodet e sjelljes duke promovuar jotolerancen dhe diskriminimin gjinor. Tamar Sabedashvili, nje eksperte gjinore e OKB-se, thote se programi ka bere nje prapakthim per grate gjeorgjiane, duke i pershkruar si objekte kenaqesie, qe nuk jane te afta te japin nje gjykim te shendoshe. "Problemi me shoun eshte se krijuar ashtu qe i demton vetem grate qe marrin pjese. Meshkujve qe luajne, edhe ashtu nuk iu behet asnje pyetje. Vetem grate vihen ne kete pozite".

"Nese ky program ka te beje me njohurite, ose me kapacitetin intelektual te njerezve ne pergjithesi, ju mund te krijoni nje grup te burrave ose femrave qe dine, ose nuk i dine gjerat e caktuara dhe atehere nuk do te ishte problem qe te garohet ne kuiz. Por, fatkeqesisht nuk eshte keshtu", thote Sabedashvili.

Grate gjeorgjiane shume gjate jane ndrydhur nga standardet tradicionale me nje shoqeri qe vlereson bukurine, modestine dhe amesine mbi atributet tjera te femrave. Edhe pse Gjeorgjia shihet nga vezhguesit e pavarur me egalitare (qe mbeshtet barazine) sesa fqinjet rajonale si Azerbajxhani, Armenia dhe Turqia, dhuna ne familje, ngacmimet ne vendin e punes, madje edhe praktikat e parregullta te punesimit vazhdojne te torturojne grate e vendit.

Presidenti Mihajl Sakashvili, nje admirues i veteshpallur i femrave, ka bere perpjekje per te adresuar problemin, duke shtyre nje numer femrash te kandidojne per poste te larta, perfshire edhe ministren e ekonomise Vera Kobalia. Por, kritiket thone se emerimet e tilla jane te rralla. Kobalia, nje brune goditese me sy te kalter, eshte punesuar ne moshen 28 vjecare dhe ka punuar kryesisht ne zinxhirin e furrave te babait se saj me seli ne Kanada, para se te hynte ne politike ne Gjeorgji. Pothuajse, nje dekade, pas Revolucionit Roze te Sakashvilit, grate si Teo Katiashvili, nje eksperte e filmit dhe teatrit qe ka kritikuar publikisht "Logjiken e Grave", thone se eshte bere pak qe te modernizohet statusi i grave te Gjeorgjise.

"Shumica e burrave te Gjeorgjise i shohin grate si kukulla, qe duhet te kenaqin syte dhe te krijojne nje ndjene te kendshme ne mirembajtjen e shtepise. Gjithcka pertej kesaj- qe grate duhet te bejne pune intelektuale, te permbushen profesionalisht etj- ende shihet si me pak e rendesishme", tha Katiashvili. "Logjika e Grave" qe bazohet ne nje program holandez, ka programe analoge ne shume vende tjera, perfshire dhe Rusine. Transmetuesi privat gjeorgjian Imedi TV, ka refuzuar te heqe dore nga presioni i publikut, duke argumentuar se programi trajton te dy gjinite ne mase te njejte dhe me provokime qellim-mira.

Nuk eshte hera e pare qe Imedi i futet politikave gjinore. Nje program jete-shkurter i paraqitur ne vitin 2011 premtoi bisedime te sinqerta per seksin nga Shorena Begashvili e Playboy-it gjeorgjian, por shume shpejt u deshmua se ishte shume pikant per publikun. Se fundi, nje program tjeter i Imedit, i quajtur "100 Shkalle Celsius" ka gjeneruar kunderthenie duke i shtyre homoseksualet e mysafiret transvesite ne diskutime poshteruese qe kane rezultuar edhe ne grindje ne transmetim. Imedi, qe njihet per raportet famekeqe te rreme te invazionit te Rusise ne Gjeorgji ne vitin 2010, i ka mbrojtur programet e tij si nje mundesi per te biseduar per temat qe per kohe te gjate kane qene tabu, si seksi dhe te drejtat e homoseksualeve. Por, grate si Khatiashvili - qe sic thote eshte "tmerruar" kur e ka pa per here te pare "logjiken e Femrave"- nuk duket se do te pajtohen me kete. "Kjo nuk eshte e pazakonshme per mediat dhe televizionin e Gjeorgjise', thote ajo. Ceshtjet e grave dhe ceshtjet problematike, diskutohen shpesh ne nje menyre shume siperfaqesore dhe te pamenduar mire".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›