E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista me rimbursim, shtohen 26 barna te reja Sonila Isaku



Pacientet, te cilet vuajne nga semundje te renda si leucemia kronike, por edhe ata me tumore te ndryshme, tashme do te kene mundesine te marrin me rimbursim nje pjese te mire te barnave te shtrenjta. Nderkohe qe perfitues do te jene edhe pacientet, te cilet kane semundje kronike si zemra, tensioni, diabeti, te cilet cdo muaj jane te detyruar te marrin ilacet me rimbursim. Ministria e Shendetesise vetem pak dite me pare, ne komisionin e mbledhur per kete ceshtje, ka firmosur listen e barnave me rinbursim per vitin 2012. Ajo pritet te miratohet ne Institutin e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe me pas ne Keshillin e Ministrave. "Kete vit jane shtuar 26 barna te reja ne kete liste, ndersa vitin e kaluar u shtuan vetem 11 medikamente te reja. Lista e barnave me rimbursim, qe eshte fuqi, u miratua ne muajin qershor te vitit te kaluar. Ajo ka 420 barna dhe fondi eshte 6.9 miliarde leke. Ndersa shtimi i 26 barnave te reja ben qe fondi i ketij viti te jete 8.3 miliarde leke", - pohojne burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Sipas tyre, 26 barnat e reja i perkasin semundjeve si hipertensioni, dializa, diabeti etj. Nderkohe, ne liste eshte futur dhe nje citostatik nga me te shtrenjtit, por me efikasitet, Tasigna, duke hequr nga lista Glivecin. Ky medikament ju sherben te prekurve me leucemi kronike. Me Gliveksin 50 per qind e pacienteve te trajtuar nuk arrinin sherbim maksimal, ndersa me Tasignen, 24 muaj pas trajtimit, pacientet nuk kane pasur me rishfaqje te semundjes. Nga skema e sigurimeve Shendetesore, perfitojne rimbursim 100% pensionistet, veteranet, invalidet e plote te punes, invalidet e luftes, te semuret me CA, me TBC, femijet 0-12 muaj, si dhe jetimet. Kete vit jane miratuar 26 barna te reja, gati dyfishi i risive te cdo vit. Kjo pasi eshte punuar fort ne drejtim te negocimit te cmimeve reference te barnave.

Ne fillim te ketij viti, me vendim te Keshillit te Ministrave u ngrit komisioni i cmimit te barnave. Cmimet CIF, (cmimet e vendosura nga fabrika prodhuese) te deklaruara ne Shqiperi, do te krahasohen me cmimet e CIF te shteteve referente: Itali, Greqi dhe Maqedoni. "Cmimi i references per Shqiperine" do te jete cmimi me i ulet qe aplikohet nder tri shtetet referente. Informacioni per krahasimin e cmimeve te barnave u mor nga botimet zyrtare, te publikuara nga institucionet shteterore te vendit perkates. Kur cmimi i barnave, qe jane alternative e vetme, del me i larte se "Cmimi i references per Shqiperine" eshte bere negocim per uljen e cmimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›