E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik droge në Itali, katër në pranga në Vlorë

VLORE- Kater persona jane arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ishin shpallur ne kerkim nga Interpol Roma me akuzen e trafikut te lendeve narkotike.

Lajmi mesohet nga burimet policore, sipas te cilave, arretsimi i tyre eshte finalizuar ne kuader te operacionit te koduar  Batica.

Ne pranga jane vene shtetasit Skënder Gockaj, 42 vjeç, Julian Shabani, 31 vjeç, Adnand Xhelili, 42 vjeç, dhe Erjon Sadikaj, 29 vjeç.

Policia ka sqaruar se arrestimi i tyreu be pasi Gjykata Penale Lecce, Itali ka lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare më datë 21.10.2011 për veprat penale Trafikim lëndësh narkotike dhe Pjesëmarrje në grupe kriminale- njoftoi policia.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar nga Shqipëria në Itali një sasi të konsiderueshme droge, të llojit cannabis sativa dhe heroinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›